Një ditë para aktivitetit të madh sportiv “Maratona e Tiranës”, në kryeqytet u zhvillua sot gara e vrapimit “Fun Run Tirana” që mblodhi së bashku 2000 nxënës nga shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të cilët vrapuan në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me mesazhin sensibilizues për edukimin e të rinjve përmes sportit.
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, falenderoi nxënësit pjesëmarrës dhe mësuesit që i motivuan për t’u bërë pjesë e kësaj gare që ka si qëllim angazhimin e të rinjve në sport dhe që të përgatiten për të garuar pas disa vitesh edhe në Maratonën e Tiranës.
“Jemi shumë mirënjohës për të gjithë ata mësues që janë super të dedikuar në klasat sportive, në jetën e shëndetshme dhe që gjenerata e re e çunave dhe gocave të na bëjë krenarë në të gjitha garat, edhe në garën për 10-ta edhe në garën për të qenë vullnetarë apo në garat sportive. Faleminderit të gjithë zyshave dhe profesorëve”, tha Veliaj.
Veliaj dha mesazhin e tij për të rinjtë se ngjarje të tilla sportive përveçse promovojnë aktivitetin fizik dhe shëndetin, janë një mundësi e mirë për t’u socializuar më tepër.
“Të gjithë garuesit fitues që morën çmime na dhanë një super shembull që gara dhe vrapi patjetër që është konkurrencë por është dhe një mundësi e jashtëzakonshme për të takuar njëri - tjetrin për të krijuar shoqëri të reja dhe për të pasur një jetë të shëndetshme”, tha kreu i Bashkisë.
Një falënderim të veçantë Veliaj e pati për të gjithë banorët e Tiranës, të cilët, janë treguar bashkëpunues në mënyrë që këto dy ditë Tirana të jetë tërësisht e dedikuar ndaj sportit, duke mikpritur nesër në Maratonën e Tiranës 4000 vrapues nga disa vende të botës.
“Mbi të gjitha shpresoj shumë që ashtu siç menaxhuam sot maratonën e të rinjve ashtu ta menaxhojmë nesër maratonën e profesionistëve. Dua të falenderoj të gjithë qytetarët që kanë treguar durim, që kanë spostuar makinat, që kanë evituar të dalin dhe të shtojnë trafik sidomos në këtë ditë, që këtë fundjavë qytetin ia kemi dedikuar totalisht sportistëve, 4000 turistë që na kanë ardhur dhe që janë vrapues profesionistë”, shtoi ai.
Fituesit e tre vendeve të para për kategorinë e vajzave
-Çmimi I parë, Elisabeta Marku nga shkolla Qemal Stafa; Rezultati: 2.25, 32
-Çmimi I dytë, Antonita Çuni, shkolla Siri Kodra; Rezultati: 2.56.20
-Çmimi I tretë, Darsia Vathi, shkolla Fan Noli; 3.05.06
Fituesit e tre vendeve të para për kategorinë e djemve janë si më poshtë:
Leonel Mesi, shkolla Partizani; Rezultati: 1.59.00
Arbi Toti, shkolla Ismail Qemali; Rezultati: 1.59.09
Marjol Hoxhaj, shkolla Lidhja e Prizrenit; Rezultati: 2.04. 87
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?
-
Mazhorancës
21.5%
-
Opozitës
74.5%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 3002
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbardhet dëshmia në gjyq e motrave Berisha: U provokuam! Kërkoj mëshirë, kam një fëmijë! Avokatja e Marielës: E gatshme ta ndihmojë Klean financiarisht për rehabilitimin e dëmeve fizike
18 Tetor, 15:39
-
Eurodeputetët e Parlamentit Europian vizitë në Tiranë, takim me Ramën! Fredi Beleri ekskluzivisht për Report TV: Nëse Rama më jep dorën, do ia shtrëngoj
18 Tetor, 13:35
-
Tiranë/ Tregtonin mallra kontrabandë dhe i shisnin nëpërmjet rrjeteve sociale duke mos deklaruar shitjet në organet tatimore! Policia kontrollon 13 dyqane, 4 në pranga, 3 në kërkim (EMRAT)
18 Tetor, 13:06
-
Zgjedhjet e vitit 2025/ KQZ në alarm për votën e emigrantëve: Nuk del koha, asnjë operator s’e merr përsipër në më pak se 30-45 ditë! Ja si mund të realizohet
18 Tetor, 12:49
-
Botërori i Mundjes në Tiranë me 2300 pjesëmarrës, presidenti i FSHM Prizreni: Organizim unik, Shqipëria synon medalje
18 Tetor, 12:47
-
Maratona e Tiranës, Bashkia publikon planin e masave: Ja si do të bëhet qarkullimi i automjeteve të shtunë dhe të dielë
18 Tetor, 12:38
-
Të dielën Maratona e Tiranës, Veliaj: Kryeqyteti do shndërrohet në një kartolinë të bukur këtë fundjavë, mirëpresim 4000 vrapues nga e gjithë bota
18 Tetor, 12:35
-
Rikualifikohet blloku i banimit ndërmjet Kombinatit dhe Selitës, Veliaj: Sapo mbarojmë një punë cilësore, rritet vlera e pronës
18 Tetor, 12:10
-
Gjykata Kushtetuese lë në fuqi referencat e reja të pronave në vend, nuk pranon kërkesën e Shoqatës së Ndërtuesve për pezullim
17 Tetor, 19:51
-
Projekti ‘Plug and Play’ nga Kalifornia vjen në Tiranë, mbështet bizneset e reja në teknologji e inovacion! Veliaj: Gati shkolla franceze ‘Ecole 42’ për të rinjtë
17 Tetor, 18:06
-
Tiranë/ U vetëdorëzuan në polici, shtyhet seanca gjyqësore për motrat Berishaj! Blogerja: Kërkoj drejtësi të plotë (VIDEO)
17 Tetor, 13:50
-
Aksidentoi për vdekje 47-vjeçarin në Fushë Krujë-Tapizë dhe u arratis, pranga shoferit të dyshuar! (EMRI)
17 Tetor, 09:28