Më 31 tetor 2016 Microsoft i jep fund shitjeve të kompjuterave Windows7/ Windows 8.1. vetëm dy vite nga prezantimi i një sistemi të ri operativ Microsoft ndalon shitjen e kompjuterave me versionin parardhës të Windows-it. Sipas kësaj politike, shitjet e kompjuterave Windows 7 duhet të kishin përfunduar në tetor të vitit 2014.

Shitjet e kompjuterave me Windows 8.1 dhe Windows 7 do të vijojë gjer më 31 tetor 2016. Fakti më i çuditshëm është se shitjet e kompjuterave me Windows 8 do të përfundojnë më herët, më 30 qershor 2016. Ndryshimet e reja do t’i vijnë në ndihmë Windows 10 dhe  objektivave të Microsoft për 1 miliardë produkte.

Edhe pse Microsoft ka shtyrë datën kur nuk do të prodhohen më kompjuter me Windows 7, kjo nuk ka ndryshuar termat e mbështetjes. Më 14 janar 2020 sistemi operativ nuk do të marrë as përditësime sigurie.

Redaksia online
(shqiptarja.com)