'Fundi i pandemisë çështje kohe', kreu i Pfizer: Vaksina efikase edhe ndaj variantit të ri të COVID
Kreu ekzekutiv i kompanisë Pfizer, Albert Bourla
“Fundi i pandemisë çështje kohe”. Kjo ka qenë deklarata e kreu ekzekutiv i kompanisë Pfizer Albert Bourla, në një intervistë për kanalin publik të Greqisë ERT pasi sot mbërrin në vendin fqinj 9750 dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit.
“Mund të duhet pak kohë, por aktualisht zgjidhjet që kemi në duar janë aq efektive, sa që është vetëm çështje kohe për të arritur në fund të pandemisë”, deklaroi CEO i Pfizer.
Bourla ka deklaruar se vaksina e Pfizer kundër Covid-19 është efikase edhe ndaj variantit të ri të koronavirusit që u zbulua në Britaninë e Madhe.
“Kam parë të dhëna që më bëjnë të them se jam optimist, por i kujdesshëm. Por ne do të kemi të dhëna përfundimtare brenda dy javësh nëse vaksinat janë njësoj ose edhe me efikase”, vijoi ai.
Ditën e sotme grupi i parë i vaksinave Pfizer-BioΝTech kundër koronavirusit arriti në Greqi. 9,750 vaksinat do të ruhen në ambiente të veçanta që plotësojnë kushtet për ruajtjen e produkteve farmaceutike dhe nga atje do të fillojë edhe shpërndarja në qendrat e vaksinimit.
Sot të gjitha vendet e BE ka marrë në dorëzim dozën e parë të vaksinave anti-COVID dhe nga nesër nis vaksinimi në të gjithë vendet e unionit. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se sot BE kthen faqen e një viti të vështirë në lidhje me pandeminë e COVID-19 dhe se vaksina është rruga e vetme për të dalë nga kjo situatë.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7628
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqia në grevë të përgjithshme, punonjësit protestojnë për presionin e kostove të jetesës
20 Nëntor, 19:53
-
Paralizohet Greqia, sot grevë 24 orëshe në sektorin publik dhe privat
20 Nëntor, 08:21
-
E zuri korenti duke vjelë ullinjtë, humb jetën 48-vjeçari shqiptar në Korfuz
18 Nëntor, 18:34
-
Augustin Palokaj: Ndoshta është mirë që BE-ja nuk e ka më prioritet dialogun Kosovë-Serbi
18 Nëntor, 09:00
-
‘Po flirton me Erdoganin dhe Ramën’, Mitsotakis përjashton nga partia Demokracia e Re ish-kryeministrin Samaras
16 Nëntor, 16:49
-
Greqi/ Në kërkim për vjedhjen e 7 banesave, arrestohet ‘skifteri’ shqiptar
13 Nëntor, 17:10
-
VIDEO/ Aksident i rëndë në Athinë, përplasen 2 motorë, vdes 18 vjeçari shqiptar, shpëton adoleshenti grek
12 Nëntor, 18:17
-
Trump bisedë telefonike me kryeministrin grek Mitsotakis! Qeveria greke: Në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve
12 Nëntor, 12:53
-
INTERVISTA/ L’Albania verso l’Europa! E noi e i nostri politici? Dal prestigioso ISPI, l’Istituto di geopolitica italiano, la risposta ad alcune nostre domande
7 Nëntor, 08:03
-
INTERVISTA/ Shqipëria drejt Europës! Po ne dhe politikanët tanë? Disa këshilla nga Instituti Gjeopolitik Italian ISPI
7 Nëntor, 07:54
-
Pas takimit me shqiptarët në Selanik, Rama për mediat greke: Keqinformim për pronat në Himarë! Keqardhje për zhurmën 'Beleri'! Asnjë problem për të forcuar marrëdhëniet me Greqinë
4 Nëntor, 15:18
-
Rama ndan video nga takimi me shqiptarët në Selanik: Frymëzim kuqezi
4 Nëntor, 08:50