GJIROKASTËR- Bashkia e minoritetit grek të Dropullit në një mbledhje të jashtëzakonshme ka shprehur dëshirën për të paguar shpenzimet e varrimit të ekstremistit grek Konstandinos Kaçifas.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se 35-vjeçari do të varroset i veshur me rroba ushtarake, ndërsa ceremonia e varrimit të tij do të mbahet ditën e nesërme në orën 13:00 dhe do të paraprihet nga një meshë për nder të tij.
Konstantinos Kacifa u vra nga RENEA, pasi qëlloi me breshëri mbi policinë. Ai nuk pranoi të dorëzohej dhe për këtë arsye RENEA e qëlloi. Kacifa njihej si ekstremist grek dhe ishte pjesë e grupeve nacionaliste-ekstremiste greke.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Lajmi kryesor:
Kthehet tek familja trupi i Kaçifas, minoritari grek do të varroset nesër i veshur me rroba ushtarake (VIDEO)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)