GJIROKASTËR-  Trupi i pajetë i ekstremistit grek të vrarë në Bularat pas një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA, Konstandinos Kaçifas është kthyer në Gjirokastër.

Kanë qënë familjarët e tij, ata që kanë udhëtuar gjatë natës drejt Tiranës për të tërhequr trupin e 35-vjeçarit nga morgu i QSUT-së ku edhe ndodhej prej 11 ditësh.

Burime për Report Tv bëjnë më dije se trupi i tij është tërhequr rreth orës 15:30 nga agjencia mortore, ku edhe po përgatitej për t’u çuar në shtëpi. Të njëjtat burime bëjnë me dije se 35-vjeçari do të varroset i veshur me rroba ushtarake. 

Ndërkohë bashkia e minoritetit grek të Dropullit në një mbledhje të jashtëzakonshme ka shprehur dëshirën për të paguar shpenzimet e varrimit të ekstremistit grek Konstandinos Kaçifas. Funerali për të do të mbahet nesër në orën 13:00 dhe do të paraprihet nga një meshë për nder të tij.

Pas firmosjes për tërheqjen e trupit të Kostandinos Kaçifas, ditën e djeshme nga Prokuroria ka reaguar për herë të parë edhe Kryepeshkopi Anastas Janullatos. Ai u ka kërkuar të gjitha palëve që trupi i Kacifas të dalë sa më shpejt nga morgu dhe të niset drejt Bularatit për t'u kryer ceremonia mortore. 

U lutemi të gjitha palëve që trupi i Konstandinos Kacifas të jepet për tu varrosur sipas traditës fetare. Të gjithë shpirtrat le të gjejnë paqen. Zhurma e papërgjegjshme le të ndalet dhe ngjarjet të shqyrtohen në vazhdim me objektivitet dhe respekt të ndërsjellë.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos

Trupi i pajetë i minoritarit grek ndodhej në morgun e Tiranës, pas kërkesës së familjarëve për një ekspertizë mjeko-ligjore në Tiranë, pasi nuk i besonin asaj të Gjirokastrës.

Konstantinos Kacifa u vra nga RENEA, pasi qëlloi me breshëri mbi policinë. Ai nuk pranoi të dorëzohej dhe për këtë arsye RENEA e qëlloi. Kacifa njihej si ekstremist grek dhe ishte pjesë e grupeve nacionaliste-ekstremiste greke.

Pas vrasjes, familja pati pretendime për trupin e të riut, dhe akuzoi RENEA-n se fillimisht e kishte plagosur dhe më pas e kishte vrarë. Por, pasi pa trupin, avokati pranoi se i riu nuk ishte vrarë nga afër por nga larg.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:46
Varrimi i Kaçifas, ekstremistët grekë nisen për në Bularat, denoncimi: Qëllohet me gurë autobusi i linjës Athinë-Tiranë (Video)

Ditën e nesërme në orën 13:00 në fshatin Bularat të Gjirokastrës pritet të zhvillohet ceremonia mortore për varrosjen e ekstremistit grek Konstantinos Kaçifa. Trupi i Kaçifas ka mbërritur në shtëpinë e tij në Bularat ditën e sotme, ndërkohë që familja është duke kryer ritet e fundit mortore.

Mediat greke raportojnë se nga shteti fqinj janë nisur mbi 9 autobusë me anëtarë të grupeve ekstremiste greke të cilët do të marrin pjesë në këtë ceremoni. Agimi i Artë ka paralajmëruar se do të ketë një përgjigje për vrasjen e Kaçifas, ndërkohë që siç shihet edhe në pamje, janë të shumtë mbështetësit e Kaçifas që janë në futur në autobusë për t’u nisur drejt Bularatit.

Ndërkohë që një tjetër denoncim është bërë në redaksinë e Report Tv.  Shoferi i linjës së autobusit Athinë-Tiranë, ka denoncuar se ky autobus është qëlluar me gurë. Shoferi ka thënë se në orët e mbrëmjes, disa ekstremistë kanë qëlluar me gurë në drejtim të autobusit. Ngjarja sipas denoncimit ka ndodhur në zonën e Kallpaqit, 10 kilometra pasi kalon kufirin grek në Kakavijë.

Ora 16:08
Trupi i Kaçifas mbërrin në shtëpi, e ëma qan para arkivolit (Foto)

Trupi i ekstremistit grek të vrarë në Bularat është në transportuar tani në shtëpinë e tij në Bularat.

Shqiptarja.com ka siguruar foto nga trupi i Kaçifas që është i mbuluar me flamurin grek, ndërkohë që është i veshur me rroba ushtarake.

E ëma e 35-vjeçarit duket në foto teksa qan për djalin, ndërkohë që trupi i pajetë i Kaçifas pritet të varroset ditën e nesërme në orën 13:00.

Trupi i Kacifas në shtëpinë e tij në Bularat
Ora 15:15
Funerali i ekstremistrit grek, familja tërheq trupin nga agjencia mortore

GJIROKASTËR- Familjarët e ekstremistit grek të vrarë nga forcat RENEA, Konstandinos Kaçifas kanë tërhequr trupin nga agjencia mortore, ku edhe po i kryheshin shërbimet e fundit. 

Trupi i tij, u transportua nga morgu i QSUT-së drejt Gjirokastrës gjatë natës së sotme, ndërsa ceremonia e varrimi të tij do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 13:00.

Trupi i Konstantinos Kacifa në arkivol, i mbuluar me flamurin grek dhe i veshur me rroba ushtarake

 

Makina ku ndodhet arkivoli i Kacifas
Ekstremisti grek në arkivol me flamurin grek

Konstantinos Kacifa u vra nga RENEA, pasi qëlloi me breshëri mbi policinë. Ai nuk pranoi të dorëzohej dhe për këtë arsye RENEA e qëlloi. Kacifa njihej si ekstremist grek dhe ishte pjesë e grupeve nacionaliste-ekstremiste greke

Ora 14:18
Funerali i ekstremistrit grek, Bashkia e Dropullit: Duam që t'ja paguajmë ne shpenzimet

GJIROKASTËR- Bashkia e minoritetit grek të Dropullit në një mbledhje të jashtëzakonshme ka shprehur dëshirën për të paguar shpenzimet e varrimit të ekstremistit grek Konstandinos Kaçifas.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se 35-vjeçari do të varroset i veshur me rroba ushtarake, ndërsa ceremonia e varrimit të tij do të mbahet ditën e nesërme në orën 13:00 dhe do të paraprihet nga një meshë për nder të tij.

Konstantinos Kacifa u vra nga RENEA, pasi qëlloi me breshëri mbi policinë. Ai nuk pranoi të dorëzohej dhe për këtë arsye RENEA e qëlloi. Kacifa njihej si ekstremist grek dhe ishte pjesë e grupeve nacionaliste-ekstremiste greke.

Ora 10:52
Detaje të reja nga Bularati/ Minoritari grek Kaçifas do të varroset i veshur me rroba ushtarake

GJIROKASTËR- Detaje të reja vijnë në redaksinë e Report Tv mbi varrimin e ekstremistit grek, Konstandinos Kaçifas, i cili u vra në Bularat gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA.

Burime për Report Tv shprehen se njerëz që e kanë parë, 35-vjeçari grek është veshur nga familjarët me rroba ushtarake. 

Trupi i tij u tërhoq në orët e para të mëngjesit të sotëm nga morgu i QSUT-së prej familjarëve, ku edhe ndodhej për ekspertizën mjeko-ligjore. 

Ora 09:25
Përgatitjet e fundit/ Trupi i Kaçifas në agjencinë funerale të fshatit Zervat (VIDEO)

GJIROKASTËR- Aktualisht trupi i Konstandinos Kaçifas mbahet në agjencinë e funeraleve në fshatin Zervat, ku edhe po i bëhen përgatitjet e fundit.

Më pas, trupi i 35-vjeçarit do të tërhiqet rreth orës 17:00 nga familjarët për t’i kryer nderimet e duhura në shtëpi dhe më pas do të mbahet një meshë për nder të tij.Trupi i pajetë i Konstandinos Kaçifas, u tërhoq ditën e sotme gjatë orëve të para të mëngjesit nga familjarët nga ambjentet e morgut të QSUT-së ku edhe ndodhej prej 11 ditësh.