Fuqia e pasionit/ Piktorja me nevoja të veçanta që gjen ‘shërim’ tek piktura, hap ekspozitën e saj të parë. Ja si e suprizon kërcimtari Niko Spiro në studio ( VIDEO)

TIRANË- Daklea Boja është vajza 20 vjeçare e cila lufton çdo ditë me epilepsinë dhe prej 8 muajsh  është diagnostikuar edhe me kancer gjiri. Mirëpo problemet me të cilat e ka përballur jeta, nuk e kanë ndalur atë, por ajo mundohet çdo ditë që t’ia dalë sëmundjeve dhe të thurë ëndrra për të ardhmen.  Nuk është aspak e lehtë, por duket se Daklea e ka gjetur ‘shërimin’ e sëmundjeve të saj tek arti. Në një intervistë në emisionin ‘’ Rreze Dielli’’ piktorja me aftësi të veçanta foli për ekspozitën që ka hapur së fundmi, për të cilën ajo ka filluar të punojë që në moshën 10-vjeçare. Tashmë 20 vjeç ajo ka një koleksion të pasur për t’i ekspozuar dhe për t’u treguar të gjithëve se çfarë fuqie ka pasioni.

‘’ Piktura është ndjenja më e bukur, kur merr dicka në dorë për të pikturuar ndjen brenda vetes një ndjenjë kaq të bukur, që e shpreh me anë të veprave që mund të pikturojë. Në proçes me anë të ngjyrave, me anë të lapsave mund të shprehësh çfarëdolloj mesazhi që mund të japesh, e gjej brenda vetes’’ rrëfeu ajo.

Një nga personat që e ka ndihmuar më shumë atë në rrugëtimin e saj drejt artit ka qenë punonjësja sociale Anjeza Kolami e cila u shpreh se Daklea arrin të gjejë dëshirën dhe pasionin për jetën vetëm nëpërmjet pikturës, të cilën e vlerëson si një mënyrë të veçantë për të komunikuar me botën.

“ Një pjesë e konsiderueshme e punimeve të Dakles vijnë të diktuara nga shkolla dhe pjesa tjetër përcjellin atë mesazhin që lidhet drejtpërdrejt me mesazhin e brendshëm të saj dhe jo më kot portreti i vajzës, portretet nudo flasin shumë dhe janë krijimtari të vet asaj, pra të ndikuara nga bota shpirtërore” tha ajo.

Pikërisht edhe ekspozita e Dakleas ka në thelb të tregojë më tepër për botën e saj të brendshme të shprehura vetëm nëpërmjet penelit, ngjyrave dhe artit të saj.

Përpos pikturës, ajo ka edhe pasion kërcimin, por që deri më sot nuk ka munduar që ta realizojë dëshirën e saj. Kërcimtari Niko Spiro e suprizoi atë në studion e “ Rreze Dielli’’ duke i ofruar një kurs për të mësuar kërcimet latine:

“ Daklea, nga sot dhe nesër kur të kesh dëshirë dhe kohë unë të pres tek palestra, të vish të kërcesh, të bëjmë kurs latine, çfarë të duash ti, do ta bëj me kënaqësinë më të madhe’’ u shpreh ai.

Ai ndau edhe një mesazh, duke u frymëzuar nga historia e Dakleas:

“Duhet të falim shumë energji pozitive dhe duke buzëqeshur gjatë gjithë kohës çdo gjë do kalojë’’ u shpreh ai.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg