Tjetër furtunë ndryshimesh në Policinë e Shtetit. Pas drejtorëve rajonal janë ndryshuar një pjesë e shefave të komisariateve në rrethe, por edhe në Tiranë.

Pas emërimit të Ardi Veliu si Drejtor i Policisë Tiranë, janë larguar 4 shefa komisariatesh, është ndryshuar zv.drejtori i policisë së Tiranës dhe është larguar shefi i Policisë Rrugore.

Zv.Drejtori i Policisë së Tiranës Skënder Hitaj është larguar nga kjo detyrë dhe është transferuar në Lezhë. Zv.Drejtor i Policisë së Tiranës është emëruar Arsen Sinomati, i cili më parë ka qenë shef i komisariatit nr.2. Ndërkohë shef i komisariatit nr.2 është emëruar Ylli Doda. Shefi i Policisë Rrugore Tiranë Ervin Hasrama është larguar dhe në vend të tij është emëruar Erjon Ahmeti.

Alket Shatro është larguar si shef i Komisariatit nr.4 dhe ka shkuar te krimet e rënda në Policinë e Shtetit. Shef i komisariatit nr.4 është bërë Agim Hoxha, që më parë ka qënë shef i Komisariatit të Shijakut. Shef i Komisariatit nr.1 është bërë Albert Xhao dhe është larguar Elton Alushi.
Shef i Komisariatit nr.6 është emëruar Arben Aliko dhe është larguar Nertitan Boci. Shef i sektorit “Shqiponja” është bërë Olsi Bistri dhe është larguar Vladimir Laska.
 
Ikin shefat e policisë Shkodër, Vlorë, Fier, Elbasan
Por ndryshimet kanë prekur edhe një pjesë të komisariateve në rrethe.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka firmosur lëvizjet për 22 shefa komisariatesh në Rrethe. Në këtë mënyrë ndryshojnë drejtuesit e komisariateve duke filluar nga Rinasi, Shkodra, Fieri, Vlora, Elbasan, Korçë dhe shumë drejtues të tjerë në rrethe.

Policia: Ndryshimet do t'i japin ritëm tjetër punës
Në funksion të nevojës për të përmirësuar më tej punën e strukturave lokale të Policisë, është vendosur lëvizja e një sërë drejtuesish në Komisariatet e Policisë dhe nivele të tjera drejtuese. Ndryshimet synojnë t’i japin një tjetër ritëm punës së Policisë së Shtetit në përmbushjen e përgjegjësive të saj”, - thotë në një njoftim për shtyp Policia e Shtetit.
 
Ndryshimet vijnë vetëm pak ditë pasi janë larguar 10 drejtor qarqesh në Policinë e Shtetit. 

Ndryshime në Policinë e Tiranës
Pozicioni                                  Largohet                     Emërohet
Zv. Drejtor                              Skënder Hitaj             Arsen Sinomati
Shef i policisë Rrugore            Ervin Hasrama                       Erjon Ahmeti
Kom. Nr.4                                Alket Shatro               Agim Hoxha
Kom.nr. 2                               Arsen Sinomati            Ylli Doda
Kom.nr.1                                Elton Alushi                Albert Xhaho
Kom. Nr.6                                Neritan Boci               Arben Aliko
Sektori “Shqiponja”                 Vladimir Laska           Olti Bistri
 
 Ndryshimet në Policitë e rretheve
Shef Komisariati Rinas           Oltion Zeqo
Shef Komisariati në Durrës     Saimir Duro
Shef Komisariati në Krujë       Edvin Ndreu
Shef Komisariati në Shijak      Aliosha Brokaj
Shef Komisariati në Librazh    Bedri Xhika
Shef Komisariati në Gramsh   Alfred Maksuti
Shef Komisariati në Peqin       Bilal Semanaj
Shef Komisariati në Cërrik      Myseret Hasabelli
Shef Komisariati Pogradec     Nikollaq Palla
Shef Komisariati në Maliq      Gentian Diko
Shef i Komisariatit Berat        Eduard Gjika
Shef i Komisariatit Gjirokastër           Besnik Lila
Shef i Komisariatit Përmet     Gazment Shehu         
Shef Komisariati Vlorë            Gentian Musabelliu
Shef i Komisariatit Sarandë    Elion Ligaçi
Shef i Komisairatit Fier           Artur Selimaj
Shef i Komisariatit Shkodër    Hamdi Shullani
Shef i Komisariatit Pukë          Pal Marku
 
Njoftimi i plotë i Policisë
 DREJTORIA VENDORE E POLICISE TIRANE
 Kom.Pol.Nr.1 Kryekomisar Albert Xhaho, Asistent/Lektor ne Departamentin e Hetimit të Krimit, ne Akademine e Sigurise, transferohet Shef i Komisariatit te Policise Nr.1.
 
Kom.Pol.Nr.2 K/Komisar Ylli Doda, Specialist ne Sektori per Hetimin e Krimeve te Renda kunder Personit dhe Veprave te Cilesuara, ne Drejtorine per Hetimin e Krimeve te Renda, ne Drejtorine e Pergjithshme per Hetimin e Krimit te Organizuar dhe Krimet e Renda, transferohet Shef i Komisariatit te Policise Nr.2.
 
K/Komisar Arsen Sinatamaj, Shef i Komisariatit te Policise Nr.2, ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane, transferohet Zv/drejtor për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Renda, ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane.
 
Kom.Pol.Nr.4 K/Komisar Agim Hoxha, Shef i Komisariatit te Policise Shijak, ne Drejtorine Vendore te Policise Durres, transferohet Shef i Komisariatit te Policise Nr.4, ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane.
 
Kom.Pol.Rrugore K/Komisar Erion Ahmeti, Specialist ne Sektorin e Analizes dhe Planifikimit ne Drejtorine e Policise Rrugore, transferohet Shef i Komisariatit Rajonal te Policise Rrugore, ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane.
 
DREJTORIA VENDORE E POLICISE DURRES
Kom.Pol.Durres K/Komisar Saimir Duro, Specialist ne Sektorin per Hetimin e Narkotikeve, ne Drejtorine per Hetimin e Narkotikeve dhe Trafiqet, ne Drejtorine e Pergjithshme per Hetimin e Krimit te Organizuar dhe Krimet e Renda, transferohet Shef i Komisariatit te Policise Durres, ne Drejtorine Vendore te Policise Durres.
 
Kom.Pol.Kruje K/Komisar Edvin Ndreu, Specialist ne Sektorin per Hetimin e Krimeve te Renda kunder Prones, ne Drejtorine per Hetimin e Krimeve te Renda, ne Drejtorine e Pergjithshme per Hetimin e Krimit te Organizuar dhe Krimet e Renda, transferohet Shef i Komisariatit te Policise Kruje.
 
Kom.Pol.Shijak K/Komisar Aliosha Brokaj, Shef i Sektorit te Forces se Posaçme te Operacioneve Speciale dhe Kerkimin, ne Drejtorine Vendore Policise Tirane, transferohet Shef i Komisariatit te Policise Shijak, ne Drejtorine Vendore te Policise Durres.
 
DREJTORIA VENDORE E POLICISE ELBASAN
Kom.Pol.Librazhd N/Komisar Bedri Xhika, Shef i Komisariatit te Policise Cerrik, ne Drejtorine Vendore Policise Elbasan, transferohet Shef i Komisariatit te Policise Librazhd, ne Drejtorine Vendore te Policise Elbasan.
 
Kom.Pol.Gramsh Komisar Alfred Maksuti, Shef i Komisariatit te Policise Peqin, ne Drejtorine Vendore Policise Elbasan, transferohet Shef i Komisariatit te Policise Gramsh, ne Drejtorine Vendore te Policise Elbasan.
 
Kom.Pol.Peqin Komisar Bilal Semanaj, Shef i Komisariatit te Policise Gramsh, ne Drejtorine Vendore Policise Elbasan, transferohet Shef i Komisariatit te Policise Peqin, ne Drejtorine Vendore te Policise Elbasan.
 
Kom.Pol.Cerrik N/Komisar Myseret Hasabelli, Shef Komisariati Policise Kufitare Diber, ne Drejtorine Vendore te Kufirit Kukes, transferohet Shef i Komisariatit te Policise Cerrik, ne Drejtorine Vendore te Policise Elbasan
 
DREJTORIA VENDORE E POLICISE KORÇE
Kom.Pol.Pogradec Komisar Nikollaq Palla, Specialist ne Sektorin per Hetimin e Pastrimit te Parave, ne Drejtorine per Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, ne Drejtorine e Pergjithshme per Hetimin e Krimit te Organizaur dhe Krimet e Renda, transferohet Shef i Komisariatit te Policise Pogradec, ne Drejtorine Vendore Policise Korçe.
 
Kom.Pol.Maliq Komisar Gentian Diko, Specialist ne Njesite per tendencat e radikalizmit dhe ekstremizmit, ne Sektorin e Hetimit dhe Koordinimit, ne Drejtorine e Antiterrorit ne Drejtorine e Policise se Shtetit, transferohet Shef i Komisariatit te Policise Maliq, ne Drejtorine Vendore te Policise Korçe.
  
DREJTORIA VENDORE E POLICISE BERAT
Kom.Pol.Berat Komisar Eduard Gjika, Specialist Koordinator ne Sektorin e analizes se riskut/statistike ne Drejtorine e Pergjithshme per Sigurine Publike, transferohet Shef i Komisariatit te Policise Berat, ne Drejtorine Vendore te Policise Berat.
 
Kom.Pol.Skrapar Komisar Gramos Cjapi, eshte emeruar Shef i Komisariatit te Policise Skrapar, ne Drejtorine Vendore te Policise Berat.
 
Kom.Pol.Ura Vajgurore           Komisar Blenard Kaziaj, Shef seksioni i teknologjise dhe pergjimit, ne Drejtorine Vendore te Policise Berat, transferohet Shef i Komisariatit te Policise Ura Vajgurore, Berat.
 
DREJTORIA VENDORE E POLICISE GJIROKASTER
Kom.Pol.Gjirokaster K/Komisar Besnik Lila, Specialist verifikimi hetues, ne Sektorin e Disiplines, ne Drejtorine e Standarteve Profesionale, transferohet Shef i Komisariatit te Policise Gjirokaster, ne Drejtorine Vendore te Policise Gjirokaster
 
Kom.Pol.Permet K/Komisar Gazment Shehu, Shef i Sektorit te Rendit Publik, ne Drejtorine Vendore Policise Gjirokaster, transferohet Shef i Komisariatit te Policise Permet, ne Drejtorine Vendore te Policise Gjirokaster
 
 
DREJTORIA VENDORE E POLICISE VLORE
Kom.Pol.Vlore Komisar Gentian Musabelliu, Shef i Seksionit te Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve, ne Njesine Speciale te Kufirit dhe Migracionit "DELTA", transferohet Shef i Komisariatit te Policise Vlore, ne Drejtorine Vendore te Policise Vlore.
 
Kom.Pol.Sarande Komisar Elion Ligaçi, Specialist ne Sektorin per Hetimin e Korrupsionit, ne Drejtorine per Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, ne Drejtorine e Pergjithshme per Hetimin e Krimit te Organizuar dhe Krimet e Renda, transferohet Shef i Komisariatit te Policise Sarande, ne Drejtorine Vendore te Policise Vlore.
 
DREJTORIA VENDORE E POLICISE FIER
Kom.Pol.Fier K/Komisar Artur Selimaj, Shef i Njesise Speciale e Kufirit dhe Migracionit "DELTA", transferohet Shef i Komisariatit te Policise Fier, ne Drejtorine Vendore te Policise Fier.
 
Kom.Pol.Mallakaster K/Komisar Perlat Leli, Specialist ne Sektorin per Krimet e Personit, ne Drejtorine per Krimet, ne Drejtorine e Pergjithshme per Sigurine Publike, transferohet Shef i Komisariatit te Policise Mallakaster.
  
DREJTORIA VENDORE E POLICISE SHKODER
Kom.Pol.Shkoder K/Komisar Hamdi Shullani, Shef Sektori/Specialist për Kthimin dhe Ripranimin ne Sektorin per Migracionin ne Drejtorine Vendore te Kufirit dhe Migracionit Kukes, transferohet Shef i Komisariatit te Policise Shkoder, ne Drejtorine Vendore te Policise Shkoder.
 
Kom.Pol.Puke  K/Komisar Pal Marku, emerohet Shef i Komisariatit te Policise Puke, ne Drejtorine Vendore te Policise Shkoder.
 
DREJTORIA VENDORE E POLICISE LEZHE
Drejtues Skender Hita, Zv/drejtor për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe K.Renda, ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane, transferohet dhe emerohet Zv/drejtor për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Renda, ne Drejtorine Vendore te Policise Lezhe.
 
Kom.Pol.Mirdite Komisar Erdit Rrëçeku, Shef i Komisariatit te Policise Durres, ne Drejtorine Vendore te Policise Durres, transferohet Shef i Komisariatit te Policise Mirdite, ne Drejtorine Vendore te Policise Lezhe.
 
DREJTORIA VENDORE E KUFIRIT DHE MIGRACIONIT TIRANE
Kom.Pol.Aeroporti Rinas:
 
Komisar Oltion Zeqo, Specialist ne Sektorin e Hetimit te Trafikut te Paligjshem, ne Drejtorine e Hetimit per Narkotiket dhe Trafiqet, ne Drejtorine e Pergjithshme per Hetimin e Krimit te Organizuar dhe Krimet e Renda, transferohet Shef i Komisariatit te Policise Kufitare Aeroporti Rinas, ne Drejtorine Vendore Kufirit dhe Migracionit Tirane

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)