Rreth 210 bimë kanabis sativa të mbjella në 4 parcela janë gjetur dhe asgjësuar sot nga policia e Fushë-Krujës. Bima narkotike u zbulua gjatë kontrolleve të ushtruara në fshatrat Cudhi Zall, Noje dhe Zgërdhesh. Sipas policisë bima narkotike arrinte një lartë nga 60 deri në 250 cm.
 
Ndërkaq po punohen për identifikimin e personave që kishin mbjellë bimën narkotike.