Në qendër të Fushë-Krujës, ditën e sotme është vjedhur një pikë këmbimi valutor, në pronësi të N.A ku janë marrë 1 milionë lekë të vjetra.

Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ka konstatuar se autorët kanë thyer zgarën e hekurit të dritares së një dyqani ngjitur me pikën e këmbimit valutor dhe më pas kanë hapur murin e kësaj të fundit.

Autorët kanë marrë kasafortën e pikës së këmbimit valutor me rreth 1 000 000 lekë. Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com