Nuk i jepnin biletat udhëtarëve, procedohen penalisht për evazion fiskal disa drejtues furgonësh dhe mjeti të transportit të udhëtarëve në Fushë Krujë e Durrës.
Operacioni është kryer nga seksioni i krimit ekonomik në policitë e këtyre dy qyteteve ndërsa nga kontrolli ka rezultuar se vetëm në 1 ditë mbi 150 udhëtarë të cilët kanë qarkulluar me mjete në këtë aks nuk kanë marrë bileta.
Mos dhënia e biletave është e lidhur drejtpërdrejt me taksat që duhet të paguajnë këto mjete transporti ndërsa në procedim për fshehje të të ardhurave kanë përfunduar R.S 50 vjeç, B.B 47 vjeç, E.P 20 vjeç dhe M.M 51 vjeç të gjithë me banim në Fushë Krujë.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com