Fushata 2017, PS ndez motorët: 
Deputetët në bazë, ngrini shtabet

Fushata 2017, PS ndez motorët: <br />Deputetët në bazë, ngrini shtabet
Fushata elektorale ka filluar tashmë për Partinë Socialiste. Dita e djeshme ishte intensive për kryeministrin Rama sa i takon organizimit të Partisë Socialiste. Ai organizoi në mëngjes një takim me Sekretariatin Organizativ, ndërsa pasdite një takim me Kryesinë. Objektiv i këtyre takimeve kanë qenë programet e ringritjes dhe ndezjes së motorëve elektoralë. Burime nga mbledhja e kryesisë i thanë Shqiptarja.com se Rama kishte urdhëruar anëtarët e kryesisë e po ashtu edhe deputetët që të zbrazen të gjithë në zona dhe të nisin punën për zgjedhjet e ardhshme. Kryetari i PS-së ka kërkuar që të ngrihen shtabet elektorale, të evidentohen problemet për çdo zonë, të shihet se çfarë mund të rregullohet dhe të ndërhyhet nga qeveri, si dhe në bashkëpunim me ministrat të listohen veprat publike të kryera nga qeveria për çdo zonë, në mënyrë që të ballafaqohen me elektoratin.

Pjesë e këshillës së kryeministrit ka qenë qëndrimi sa më pranë anëtarësisë tani e deri ditën e zgjedhjeve, duke shtuan numrin e tyre për të arritur objektivin e 150 mijë anëtarëve, objektiv ky jo vetëm i lidhur me angazhimin partiak, por i lidhur me votat për zgjedhjet e ardhshme elektorale. Duke e cilësuar si model funksionimin zgjedhor dhe fitoren e Dibrës, Rama ka kërkuar që të implementohet në të gjithë qarqet. Siç ka bërë që në shtator, Edi Rama do të fillojë turin e bashkëbisedimit me qytetarët, ku përveçse do të ndajë certifikatat për tokat bujqësore, do të prezantojë pranë qytetarëve rezultatet e reformave. Takimet e sotme do të jetë në Elbasan. Deputetët tashmë kanë marrë zyrat e reja elektorale ku do të mblidhen shtabet e zonave.

Deputeti Artan Gaci mbrëmjen e djeshme prezantonte në Facebook fotografitë e reja të zyrave në Kashar, zonë që ka në administrim dhe nga ku njoftoi fillimin e fushatës. “Sot kishim të ftuar Pandi Majkon në darkën me AS Kasharit me rastin e fillimit të përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve të 2017-ës. Suksese!!”-shkruan Gaçi.

Kokëdhima
Koço Kokëdhima është drejt humbjes së detyrës së tij si Sekretar për Emigracionin, dhe rrjedhimisht edhe të vendit që kjo detyrë i jep në Kryesinë e PS-së, për shkak të mos angazhimit të tij disa mujor në këto organe vendimmarrëse të Partisë Socialiste. Dita e djeshme ishte intensive për kryeministrin Rama sa i takon organizimit të Partisë Socialiste. Ai organizoi në mëngjes një takim me Sekretariatin Organizativ, ndërsa pasdite një takim me Kryesinë. Në të dyja këto mbledhje, Koço Kokëdhima ka munguar dhe i pyetur nga media ai ka thënë se nuk ishte njoftuar për mbajtjen e mbledhjes e për këtë arsye nuk mund të merrte pjesë. Mbledhjet e djeshme ishin të disatat ku Kokëdhima nuk merr pjesë, që prej kohës kur deputetët socialistë votuan që mandati i tij të shqyrtohej në Gjykatën Kushtetuese, betejë të cilën e humbi. Nuk ka ndonjë vendimmarrje konkrete nga kryetari i PS-së Edi Rama, për fatin e tij në këto poste, por burimet bëjnë me dije personi më i mundshëm për të zëvendësuar Kokëdhimën në këto poste është zëvendësministri i Brendshëm, Stefan Çipa, i cili më parë ka kryer funksionin e Koordinatorit për Emigracioni. 

Peleshi: Diskutuam çështje organizative
Detajet e takimit i bëri të ditura zv/kryeministri Niko Peleshi. Ai tha se në takim u diskutua edhe për vazhdimësinë e anëtarësimeve në PS, pasi sipas tij, ka plot kërkesa për anëtarësime të reja. 
 
"Diskutuam çështje organizative që lidhen me fushatën e anëtarësimeve në parti, e cila siç e dini u zhvillua me intensitet muajt e kaluar, deri në 25 vjetorin e PS. Nuk është një fushatë që ka përfunduar atje, por do të vazhdojë, pasi ka plot kërkesa për anëtarësime të reja. Çështje të tjera logjistike dhe organizative që kanë lidhje me çështjet organizative të PS. Ishte një mbledhje periodike për organizimin e PS", u shpreh Peleshi. 

Në këtë mbledhje ka rënë në sy mungesa e ish-deputetit Koço Kokëdhima, pavarësisht se ai mban postin e Sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin. Mësohet se ai nuk ishte njoftuar për mbledhjen. “Nuk kam marrë asnjë njoftim për mbledhje”, ka deklaruar për mediat Kokëdhima. 

Ndërsa zëdhënësja e Kryesisë së PS, Elisa Spiropali, theksoi se kjo është një mbledhje periodike dhe njoftimet bëhen nga kryetari. “Takimi i sotëm në orën 18:00 është një mbledhje periodike që bëhet në Kryesinë e PS. Nuk mund të them se pse zoti Koço Kokëdhima nuk vjen”, ka theksuar Spiropali. 

Kjo është mbledhja e parë e Kryesisë për ketë sesion parlamentar.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City