Birra Amstel prezanton fushatën e re të komunikimit “Është koha jote! Shkruaj historinë tënde dhe festo!”

Ditën e enjte, datë 2 Tetor, ora 19:00, birra Amstel lancon tek Doppio Music Bar, fushatën e re të komunikimit me një mesazh social kuptimplotë: Tani është koha jote! Shkruaj historinë tënde dhe festo!

Me këtë fushatë Amstel motivon të rinjtë shqiptarë që të gjejnë kurajën për të ecur përpara dhe për të shkruar historinë e tyre, për ta bërë jetën më të bukur. Kjo fushatë bazohet në historitë e shumë shqiptarëve që ja kanë dalë mbanë.

Spoti televiziv, pjesa kryesore e fushatës, tregon historinë e një të riu shqiptar i cili lë shtëpinë dhe familjen në Shqipëri me shpresën për të ndryshuar jetën e tij për më mirë dhe fillon punën si kamarier në një bar në Itali. Ai shkuan historinë e jetës së tij duke u përpjekur, duke u përballur me sfidat, duke luftuar me uljet dhe ngritjet e jetës, por edhe duke e shijuar këtë udhëtim.

Me kalimin e kohës, me ndihmën e kolegëve të tij, ai fiton eksperiencë dhe vetëbesim, por kupton se ka ardhur koha për t’u rikthyer në shtëpi, në Shqipëri që të ndihmojë veten dhe familjen e tij, “duke i dhënë një jetë të re” kafenesë së vogël të familjes, duke e transformuar në një nga club-et më popullore dhe moderne.

Përgjatë këtij udhëtimi, Amstel luan një rol të rëndësishëm duke e përgëzuar dhe duke e shpërblyer për ndërmarrjen e iniciativave për të ecur përpara, për të shkruar historinë e jetës së tij dhe për të ndarë suksesin me miq e familjarë.

Duke treguar në spotin televiziv udhëtimin e dikujt që kapërcen vështirësitë dhe që në fund bëhet një biznesmen i suksesshëm, Amstel-i motivon të gjithë të rinjtë që të shkruajnë historitë e tyre të suksesit, të shijojnë çdo hap dhe të festojnë çdo sukses me miqtë dhe familjarët.

Fushata e komunikimit të birrës Amstel shtrihet edhe në median dixhitale. Të rinjtë mund të “sfidojnë” shokët e tyre në faqen Amstel Albania në Facebook përmes sfidash zbavitëse, për të gjallëruar jetën e përditshme. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë që të argëtohen dhe të festojnë me miqtë dhe familjarët e tyre, si dhe të fitojnë dhurata nga Amstel.

Pak informacion rreth shpotit televiziv:
Për herë të parë në këto 24 vjet të prezencës së Amstel në  tregun shqiptar, spoti televiziv realizohet në Shqipëri. Skuadra e Brandit Amsteli beson se tani Shqipëria ka gjithë potencialin dhe profesionalizmin për të prodhuar një spot komercial për të gjithë botën. Për këtë arsye, një skuadër të rinjsh shqiptarë dhe profesionistësh ndërkombëtarë, në total 35 njerëz, u bashkuan për të realizuar këtë spot në Shqipëri dhe për Shqipërinë.
Xhirimet u zhvilluan për katër ditë në Tiranë, Durrës dhe në Itali për të ndjekur të gjithë hapat që i riu shqiptar ndërmorri për të krijuar një të ardhme të bukur.

Dy fjalë për Birrën Amstel...
Më 11 Qershor 1870 u vendos guri i parë për të ndërtuar fabrikën e birrës Amstel në Amsterdam, Hollandë, e cila u shtri në brigjet e lumit Amstel.  Në vitin 1883 birra Amstel filloi të qarkullojë nëpër botë. Filloi të prodhohej në Greqi në vitin 1965, sipas recetës origjinale të 1870 dhe nën mbikëqyrjen e Heineken Group, të cilit tani i përket birra Amstel. Sot Amstel është brandi i pestë ndërkombëtar më i madh në botë, që shijohet nga konsumatorët në 75 shtete. Amstel është birra e parë e importuar në Shqipëri dhe prezent në treg për më shumë se 20 vjet. Amstel ndihet si në shtëpi këtu. Amstel dhe skuadra e tij është e përkushtuar për të bërë çdo gjë që duhet për ta bërë jetën e shqiptarëve më të gëzuar, duke sjellë për konsumatorët një birrë cilësore me shijen e vërtetë të birrës së mrekullueshme për të festuar çdo sukses me miqtë dhe me familjen. Amstel është një brand festiv, që di të krijojë inovacione si Amstel Radler apo Amstel Free (jo-alkoolike) me shijen e vërtetë të birrës.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)