Ministria e Miëqënies Sociale dhe Rinisë ka denoncuar në prokurori pjesmarrjen aktive në fushatë të punonjësve të administratës në rrethet Tiranë, Korçë, Elbasan dhe Kukës.
Më konkretisht Ministria e Mirëqenies ka kërkuar marrjen e masave për:

Marisa Kaçori, me funksion Drejtor në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Tiranë.

Ervis Xhelo me funksion Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Elbasan.

Gent Halili, me funksion Drejtor në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit Kukës.

Luiza Qipo, me funksion Përgjegjëse e Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore në Ersekë

Për të katra rastet e lartpërmendura, Minstria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ka vënë në dispozicion të prokurorisë provat e dopozituara që vërtetojnë pjesëmarrjen aktive në fushatën zgjedhore.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com