14 maji: Meta: Ecim të sigurt drejt fitores! Në fokus të fushatës kanë qenë, Këlliçi, Cara dhe Boçi! Rama ka provokuar politizim ekstrem

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për politizim ekstrem të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit. Meta i ftuar në ‘Real Story’ me Sokol Ballën në Report TV tha se politizim në maksimum i kësaj fushate elektorale nga ana e Ramës vjen si pasojë e mungesës së bilancit të punës për kryebashkiakët që kanë drejtuar 60 bashkitë e vendit përveç Shkodrës.

Duke folur për fokusin e kësaj fushate, Meta përmendi Këlliçin, Carën dhe Boçin, duke nënkuptuar se bëhet fjalë për një garë të fortë në këto tre bashki të Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit.

“Politizimi ekstrem i fushatës është provokuar nga vetë kryeministri aktual Edi Rama i cili duke mos patur një bilanc në drejtimin e bashkive, përpiqet të devijojë momentin e ballafaqimit mes kandidatëve dhe përpiqet  ta politizojë në mënyrën më ekstreme derisa në gjithë Shqipërinë e fitlloi me ato portretet ekstreme të cilat ishin të panevojshme sepse është fushatë vendore. Fokusi i kësaj fushate kanë qenë Këlliçi, Cara dhe Boçi sepse kanë mbajtur një peshë të madhe në këtë fushatë”-tha Meta.

Duke folur për fushatën në bashkinë e Tiranës, Meta tha se veprimet e Këlliçit si ai me posterat e gishtit të mesit drejtuar korrupsionit si dhe mesazhet e automatizuara në telefonat e qytetarëve, nuk përbëjnë shkelje dhe janë të drejta.

“Është mbytur e gjithë Shqipëria me billbordet e Edi Ramës. Ca të vogla ka Belindi. Gishtat  e mesit? Kundër korrupsionit ishin, të drejtë ishin se vetëm për një drejtor nxorën që ka përfituar 25 milionë euro në tenderat e bashkisë”- tha Meta.

Kreu i PL-së, foli edhe për një tjetër temë që së fundmi ka qenë në qendër të debatit politik, konkretisht mbi deklaratat Fredi Belerit për helenizimin e Himarës. Sipas Metës, kjo temë është nxitur nga Rama sepse ky i fundit është i shqetësuar për mbivendosjet e pronave në Himarë.

Ndërsa sa i takon pyetjes së gazetarit Sokol Balla, nëse opozita do të pranojë rezultatin e 14 majit në rast humbjeje, Meta zgjodhi t’i përgjigjet duke u shprehur i bindur për fitoren pavarësisht se sipas tij standarti i zgjedhjeve është ‘groposur’ nga Edi Rama.

“Ne ecim të bindur drejt fitores pas 3 ditësh, u bëjmë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhje dhe të thonë fjalën e tyre për të ardhmen jo vetëm të bashkive por të demokracisë. Standaret e zgjedhjeve i ka groposur Edi Rama ende pa nisur”-nënvizoi kreu i PL-së.

Ai bëri thirrje që qytetarët të marrin pjesë masivisht në votime, me argumentin se ata të cilët nuk votojnë nuk kanë të drejtë të kërkojnë llogari.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:27
Çfarë ndodh nëse opozita humb në 14 maj? Meta: Ecim të sigurt drejt fitores, pavarësisht se Rama ka groposur standartet e zgjedhjeve

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentoi edhe për pozicionimin e tij përfundimtar krah Berishës, duke theksuar se bashkëpunimi me kreun e Rithemelimit është pa kthim përsa kohë u qëndron parimeve që i kanë bërë bashkë.

“Me Edi Ramën nuk do të ketë më një bashkëpunim sepse atij i janë dhënë të gjitha mundësitë dhe ka abuzuar në mënyrën më ekstreme. Bashkëpunimi me Berishën dhe PD-në është pa kthim sa kohë i qëndron këtyre parimeve të marrëveshjes për kthimin e llogaridhënies dhe referendumin”- u shpreh Meta.

Ndërsa sa i takon zgjedhjeve të 14 majit, Meta u shpreh i bindur në fitore por nuk sqaroi qëndrimin që do mbajë opozita nëse koalicioni i tij me Berishën do të rezultonte humbës, duke theksuar se standartet e zgjedhjeve janë groposur ende pa nisur.

“Ne ecim të bindur drejt fitores pas 3 ditësh, u bëjmë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhje dhe të thonë fjalën e tyre për të ardhmen jo vetëm të bashkive por të demokracisë. Standaret e zgjedhjeve i ka groposur Edi Rama ende pa nisur. Mbrëmë në orën 12 pas mesnate në një fshat të Beratit, Zija Ismaili me deputetët Alizoti kapën në flagrancë një mjet pa targë që hidhte asfalt mes natës në mënyrën më skandaloze”-përfundoi ai.

Ora 22:09
Deklaratat e Belerit për helenizimin e Himarës, Meta: Temë e nxitur nga Rama, e ka hallin tek pronat që janë tjetërsuar nga drejtorët e hipotekave

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i pyetur për deklaratat e Fredi Belerit, kandidatit të tij dhe Berishës i cili ka thënë për mediat greke se do helenizojë Himarën, u shpreh se kjo temë është nxitur nga kryeministri Edi Rama.

Ai tha se Rama ka shqetësimin e pronave të cilat janë tjetërsuar, duke qenë sipas tij,  12 drejtorë hipotekash në Vlorë janë shkarkuar për mbivendosje.

"Kjo është një temë e nxitur nga Edi Rama. Nuk po cënohen interesat kombëtare në Himarë. Nëse ka njeri që nuk shqetësohet aspak as për Himrën dhe Kosvën, është Edi Rama. Tek Himara ka hallin e pronave që janë tjetërsuar, 12 drejtorë hipotekash janë ndërruar në Vlorë për mbivendosje. Ky është shqetësimi i tij kryesor” – u shpreh Meta.

Ora 21:56
Posteri i Këlliçit me gishtat e mesit, Meta: Ishte i drejtë, i drejtohej korrupsionit në Tiranë

 

Duke folur për transparencën e partive politike në këtë fushatë zgjedhore, Meta tha se nuk bëhet fjalë për transparencë nga ana e Partisë Socialiste sepse janë vendosur billborde të shumtë të Ramës.

Ndërsa teksa u pyet për posterin e Këlliçit me dy gishtat e mesit të vendosur në vende të ndryshme të Tiranës, Meta e cilësoi si të drejtë sepse i drejtohej korrupsionit.

“Është mbytur e gjithë Shqipëria me billbordet e Edi Ramës. Ca të vogla ka Belindi. Gishtat  e mesit? Kundër korrupsionit ishin, të drejtë ishin se vetëm për një drejtor nxorën që ka përfituar 25 milionë euro në tenderat e bashkisë”- tha Meta.

Sa i takon mesazheve të automatizuara të Këlliçit në telefonat celularë të qytetarëve të Tiranës, Meta tha se nuk është e njëjta taktikë me qeverinë dhe se nuk ka asgjë të paligjshme në këtë veprim.  

“Nuk është e njëjta taktikë, është tjetër të përdorësh të dhënat e shtetit për të bërë presion për të ngarkuar njerëz të shikojnë se çfarë halli ka Sokol Balla, është tjetër të dërgosh një mesazh të përmbajtjes ‘ju lutem votoni për mua apo...’” – shtoi Meta.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 12/05/2023 10:23

    KUR MENDON SE CFARE NIVELI KA KY DORDOLEC QE NA KA DREJTUAR PER SHUME VITE ESHTE PER TE ARDHUR KEQ,,O ZOT I MADH

    Përgjigju
  • alfred: 11/05/2023 21:44

    Një idiot komplet ,shiko figurën e kokës dhe nxjerr konkluzion për atë çfarë do të thotë .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë