Fushë Krujë, kosovari u vra me armë dhe u dogj, dëshmitarët panë autorin: Iku me vrap

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e djeshme në Borizan të Fushë-Krujës ku një person u gjet i djegur brenda një makine. Nga trupi i viktimës janë marrë pak prova, për shkak se ai ishte i karbonizuar plotësisht. Dyshimet e para të ekspertizës janë se ai është qëlluar më parë në kokë dhe më pas është djegur brenda mjetit, por përgjigja përfundimtare nga laboratori ende nuk është zbardhur.

Report Tv ka siguruar edhe foton e viktimës, Xhafer Osmani i cili nga publikimet në faqen e tij në Facebook duket se lëvizte shpesh në drejtim të Shqipërisë, pasi ka postuar foto nga Durrësi, Saranda dhe qytete të tjera.


Viktima Xhafer Osmani


Sot në Fushë-Krujë kanë mbërritur edhe vëllai dhe nipi i 61 vjeçarit Xhafer Osmanit, të cilët kanë dhënë detaje shtesë për grupin hetimor. Nipi i viktimës ka pasur edhe kontaktin e fundit me xhaxhanë, i cili i kishte thënë se do të ikte për një ditë në Shqipëri për të mbyllur një punë. Por prej tre ditësh, ka pohuar nipi para grupit hetimor, kishin humbur çdo kontakt me 61 vjeçarin.

Lëvizja e Osmanit drejt Shqipërisë është konfirmuar edhe në sistemin TIMS, ku ky person me makinën e tij tip “Volkswagen Turan”, është regjistruar në pikën kufitare të Morinës, në datën 29 prill 2018. Ndërsa në vendin e ngjarjes, policia ka krehur të gjithë zonën si dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë së një karburanti aty pranë.

Ditën e ngjarjes, kamerat kanë fiksuar një person që blen një shishe benzinë në karburant dhe largohet prej aty. Por grupi hetimor ka arritur të gjejë personin e dyshuar dhe ka konfirmuar se ai nuk ka lidhje me ngjarjen, pasi ka pasur alibi që mohon përfshirjen e tij.

Ka dyshime se deri në vendin ku u gjet trupi i pajetë, viktima të ketë shkuar me një tjetër person. Ndërsa dëshmitarë të rastësishëm kanë pohuar se kanë parë në atë vend ditën e krimit një person që ikte me vrap, por pa konfirmuar nëse ka lidhje me ngjarjen apo të japin një identikit të personit që vraponte.

Sa i përket pistave hetimore për vrasjen, prokuroria ngriti fillimisht dyshimet e një vrasje për shkak të ndonjë lidhje intime të viktimës në Shqipëri, por për këtë pistë nuk ka shumë prova. Dyshime ka gjithashtu se 61 vjeçari kosovar, i cili ishte beqar mund të jetë përfshirë në ndonjë aktivitet të jashtëligjshëm dhe vrasja është bërë për prishje pazaresh. Pak persona janë shoqëruar që të kenë dijeni për ngjarjen, pasi grupi hetimor nuk ka shumë informacion për itinerarin dhe lëvizjen e Xhafer Osmanit në Shqipëri.


Pamjet nga vendi i ngjarjes, ku u gjet makina e djegur ne Fushe Kruje

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I dituri: 06/05/2018 16:35

    Qenka si duket partneri i tij që e ka bërë këtë makaber! Personi me emrin Refik nga pestova e Vushtrris së Kosovës i cili është ne fb qdo kund me te ndjerin!

    Përgjigju
  • Vicidoli: 06/05/2018 13:15

    Rrnofte Birisha qe dha liri me vra e me pre sipas nepsit.

    Përgjigju
    • Leksi: 06/05/2018 16:19

      Shko mor palle,ju ka hyre ne bark Berisha.

  • Enveri: 06/05/2018 12:13

    A Enver Enver!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja