FUSHË KRUJË – Një mobileri është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në fshatin Larushkë të Fushë Krujës. Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, por dëmet materiale janë të shumta.

Shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike. Mobileria është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit rreth orës 04:30.

Për të shuar flakët kanë shkuar shumë zjarrfikëse edhe nga qytetet e tjera, por vendosja nën kontroll e flakëve ka qenë e vështirë për shkak të materialeve të thata drusore që kanë përshpejtuar më tepër djegien.
 
Mobileria që është shkrumbuar totalisht mëngjesin e sotëm është në pronësi të shtetasit Agim Rryta. Bëhet e ditur se i njëjti biznes është përfshirë nga flakët edhe 8 vite më parë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)