Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugorë Fushë Krujë- Milot.

Mësohet se në vend janë përplasur tre makina të ndryshme, e për pasojë ka në mbetur të plagosur pesë persona, ndërsa shkaqet e aksidentit nuk bëhen ende të ditura.

Makinat e përfshira në aksident janë njëra më targa vendase, një makinë me targa kosovare, ndërsa tjetra me targa greke.

Personat e plagosur, identiteti i të cilëve nuk bëhet akoma i ditur, janë dërguar menjëherë në spital ku po marrin ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e aksidentit është shkaktuar edhe trafik i rënduar në Thumanë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, si dhe për zhbllokimin e aksit.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com