Kabinat elektrike në Fushë-Krujë nuk kanë asnjë masë sigurie. Ato janë të hapura, pasi dyert janë vjedhur për t’u shitur për skrap.
Këto kabina gjenden në lagjet e qytetit dhe në periferi të tij, shumë afër blloqeve të banimit duke rrezikuar edhe jetën e banorëve.
Më të rrezikuarit janë fëmijët, të cilët shpesh herë luajnë shumë pranë këtyre kabinave.
Në disa raste janë vetë banorët pranë këtyre kabinave që ndërhyjnë vetë duke vendosur rrjeta mbrojtëse për të shmangur ndonjë tragjedi.
Jashtë kamerave ata i bëjnë thirrje OSHEE që të marrë masa për rrethimin e kabinave elektrike.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com