Fushë-Krujë/ Kultivoi bimë narkotike, arrestohet 60 vjeçari

Fushë-Krujë/ Kultivoi bimë narkotike, arrestohet 60 vjeçari

Parcelat në Fushë Krujë

Një 60 vjeçar është arrestuar nga policia në Fushë Krujë pasi kishte kultivuar bimë narkotike. Gjatë kontrollit në vendin e quajtur Fusha e Mejdanit u gjetën në një parcelë me 4 ambiente  80 bimë narkotike të dyshuara të kultivuara nga 60 vjeçari R.Xh.

Një pjesë e bimëve u sekuestrua, ndërsa një pjesë u asgjësua me anë të djegies.

'Komisariati i Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional "Territor i pastër", ka finalizuar operacionin policor të koduar "Plant 4". 

 Si rezultat i tij u arrestua shtetasi R. Xh., 60 vjeç, banues në Halil, Fushë Krujë, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.', njofton policia.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Qyteti Pastërma

Edison Ypi: Qyteti Pastërma