Fushë-Krujë/ Trajlerat kalojnë në mes qytetit, shkaktojnë ndotje të madha

Sikur të mos mjaftonte ndotja nga djegia e mbetjeve urbane, furrat e gelqeres dhe guroret, qytetit të Fushë-Krujës i është shtuar edhe një ndotje nga trajlerat që kalojnë në mes të qytetit 24 orë, duke shkaktuar re pluhuri. Kjo ndodh në një kohë që ka përfunduar rrotonda në autostradë ku duhet të kalojnë këto trajlera.

Ato gjejnë rrugën më të shkurtër duke kaluar në qendër të qytetit, duke shkaktuar kështu re pluhuri, ndotje akustike dhe bllokim të trafikut e gjithashtu duke u bërë rrezik të vazhdueshëm për jetën e qytetarëve.

Ndikim negativ në ndotje ka edhe rruga Fushkrujë-Thumanë që sipas planit duhet të pefundojnë këtë muaj por rritmet e punimeve nuk premtojnë zbatiminin e afatit kohor të parashikuar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 08/07/2018 18:45

    Kështu është kur rruga nacionale përfundon në qytet..baj.... e gjallë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda