Futbollistët e Premier League të fiksuar pas 'Snus'! Produkti misterioz i ndaluar në Europë
Futbollistët duke përdorur Snus
Snus-mania po çmend Anglinë. Që në vitin 2016 ka shkaktuar debate imazhi i James Vardy, i cili gjatë kohës që ishte i grumbulluar me Anglinë, mbante në dorë diçka misterioze, ndërsa lojtarë të tjerë kanë konfirmuar se Snus është përhapur shumë tashmë në sektorin e moshave dhe në kategori të tjera deri te Premier League.
Por çfarë është Snus? Snus nuk është gjë tjetër veçse një lloj duhani i bluar dhe i tharë, i prodhuar në Suedi. I njëjti produkt më pas laget dhe mblidhet në qese të vogla, sikur të ishte karamele. Vendoset poshtë buzës dhe lëshon nikotinë që ndikon në qarkullimin e gjakut. Në Angli dhe Europë substanca konsiderohet e paligjshme, por ka shumë lojtarë të Premier League që e përdorin dhe përpiqen ta konsumojnë larg syve kureshtarë.
Portieri i tretë i Newcastle, Mark Gillespie, u kap nga kamerat gjatë një ndeshjeje kundër Liverpool-it, ndërsa po fuste diçka nën buzë. Të njëjtin fat ka pasur edhe Bertrand Traore tek Aston Villa, i cili duke kuptuar se po filmohej nga kamerat, futi me ngut disa në gojë për të mohuar më vonë se ishte duhan suedez.
Ai që mund të duket si një ves i thjeshtë, në Angli konsiderohet si një problem i vërtetë shëndetësor. Snus lehtëson çlirimin e dopaminës, ose një lloj stimuluesi i menjëhershëm.
Megjithatë, nuk është një substancë e ndaluar dopingu, por një stimulues që mund të shkaktojë varësi. Rreziqet? Ato janë të jashtëzakonshme sepse përdorim i shpeshtë i Snus mund të shkaktojë shfaqjen e tumoreve.
Vardy i fotografuar me Snus
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.7%
-
Jo
26.3%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 4137
Lajme të tjera
-
Liverpool gjen pasuesin e Klopp, nis bisedimet me Arne Slot
24 Prill, 12:50
-
Akuzat për përdhunim, arrestohen dy lojtarët e klubit të Premier League në Angli
24 Prill, 10:46
-
GOLAT/ Arsenali 'shuplakë' Chelseat, e shkërmoq 5-0 në Londër! 'Topçinjtë' në krye të Premier League
24 Prill, 09:35
-
8 mijë paund për kalimin me gomone në La Mansh/ Dënohet shqiptari në Angli, në gomone edhe fëmijë pesë vjeç
23 Prill, 18:04
-
Thiago Silva largohet nga Chelsea
23 Prill, 16:57
-
Operohet mbrojtësi i Italisë, Spalletti humbet talentin për në Euro 2024
21 Prill, 22:17
-
VIDEO/ Armando Broja në stol, Liverpool fiton 1-3 ndaj Fulham dhe kërcënon Cityn! Tri pikë për Everton, Palace dhe Villan
21 Prill, 19:50
-
Media britanike: Bandat përdorin kompani transporti për të dërguar paratë e drogës nga Anglia në Shqipëri
21 Prill, 18:41
-
Përballja me Liverpoolin, Armando Broja 'ngroh' stolin
21 Prill, 16:36
-
GOLAT/ Arsenal kap kreun e Premier League, M.City pret biletën e finales në FA Cup! Bayern 'shkatërron' Union Berlinin
21 Prill, 13:29
-
Atalanta eliminoi Liverpoolin, Berat Gjimshiti më i miri në fushë: E jashtëzakonshme
19 Prill, 16:13
-
Europa League/ Sonte çerekfinalet e kthimit, de Rossi: Për Milanin jetë a vdekje! Atalanta-Liverpool, Kloop: Duam të shënojmë sa më shumë
18 Prill, 13:29