Futbollistët Pique dhe Busquets i shpëtojnë uljes së rrogës

Futbollistët Pique dhe Busquets i shpëtojnë uljes së rrogës

Pique dhe Busquets

Të paktën për momentin, Gerard Pique dhe Sergio Busquets i kanë shpëtuar uljes së rrogës. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Sport”.

Kjo mundësi ishte përmendur kohëve të fundit për t’i balancuar financat, pas krizës së thellë që e kishte kapluar gjigantin katalunas.

Por, pasi e regjistroi qendërmbrojtësin Kounde dhe me shitjen eventuale të Pierre-Emerick Aubameyangut dhe të Frenkie de Jongut, nuk ka më nevojë që dy legjendat e klubit “Blauhrana” të bëjnë më shumë sakrifica.

Madje, ky mund të jetë sezoni i fundit i dy veteranëve, të cilët verën tjetër mund t’i shohim duke u transferuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me gjasë në klubin e legjendës angleze, David Beckham.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë