Fisayo Adarabioyo, futbollisti i disa klubeve në Angli kërcënoi se do të vriste ish të dashurën pasi kjo e fundit i tregoi se ishte në pritje të fëmijës së tyre. Sipas rrëfimit të viktimës, të dy i kishin dhënë fund lidhjes së tyre në mesin e 2022, madje në mënyrë "armiqësore". Sulmuesi u shfaq në shtëpinë e vajzës disa kohë më vonë, teksa filloi ta bombardonte me mesazhe duke thënë: "Nëse i thua dikujt, do të të vras " dhe " Vrite veten, të gjithë do të jenë më të lumtur".
Gjykata në Londër ka vendosur që vajza në fjalë të marrë mbrojtje dhe për 12 muaj futbollisti do jetë në vëzhgim për të parë sjelljen e tij, si një masë paraprake. 27-vjeçari tanimë nuk do mund të jetë pjesë e asnjë skuadre futbollit, ndërsa prej verës së vitit të shkuar asnjë klub nuk pranon të firmosë me të. I dalë nga moshat e Manchester City, sulmuesi ka luajtur me skuadra si NAC Breda, Craiova apo edhe Ashton United.