Futbollisti me origjinë nga Baharini i shpëton ekstradimit/ Emra të njohur në mbështetje të tij

Futbollisti me origjinë nga Baharini i shpëton ekstradimit/ Emra të njohur në mbështetje të tij

foto ilustruese Futbollisti Hakeem Al Araibi

Futbollisti Hakeem Al Araibi arrestimi i të cilit nxiti një protestë është liruar nga burgu pasi Baharini tërhoqi kërkesën për ekstradim.
Hakeem al-Araibi, i cili është shtetas i Bahreinit, iku në Australi në vitin 2014 ku dhe luan  për Pascoe Vale FC në Melburn.

25 vjeçarit iu dha azili politik nga autoritetet Australiane pasi ishte në kërkim nga autoritetet e Bahreinit.
Ai u fotografua me këmbë të lidhura, teksa shkonte në një nga proceset gjyqësore, ndërsa menjëherë reaguan edhe organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Al Araibi u arrestua në Bangkok në nëntor në një njoftim të Interpolit të kërkuar nga Bahreini. Ai kishte udhëtuar për në kryeqytetin tailandez në muajin e mjaltit.

Qeveria australiane, Fifa dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar bashkë me yje të shumtë në botën e futbollit përfshirë Didier Drogba dhe Jamie Vardy përkrahën futbollistin duke bërë thirrje për lirim e tij. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Tailandës (OAG) i kërkoi gjykatës të mbyllë procedimet kundër al-Araibit. 

Ministria e jashtme e Bahreinit ka thënë të hënën se pavarësisht përfundimit të procedurave të ekstradimit, dënimi i futbollistit ende qëndronte. "Mbretëria e Bahreinit ripohon të drejtën e saj për të ndjekur të gjitha veprimet e nevojshme ligjore kundër z. Al-Araibit", shtoi ajo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja