Vipat në fund të fundit janë njerëz si gjithë të tjerët dhe bëhen pjesë e skandaleve më shpesh se njerëzit e thjeshtë.

Us Weekly ka sjellë disa nga skandalet më të mëdha të vipave që kanë kaluar në ofendime midis tyre.

Motrat Kardashian, Khloe dhe Kim kanë shpërthyer në komente fyese ndaj Adriene Bailon pasi kjo e fundit tha se lidhja me Rob Kardashian i kishte lënduar karrierën.

Kim shkruan për këngëtaren Adrianne se arsyeja pse është pjesë e artikujve është pikërisht se është marrë me një Kardashian.

kim kardashian

Justin Bieber pati konfrontim me Orlando Bloom për shkak të ish bashkëshortes së Bloom, modeles Miranda Kerr.

Motra e Beyonces, Solange Knowles ka goditur Jay-Z në ashensor me shuplakë.

Joan Rivers dhe Gwenth Paltrow janë ofenduar publikisht pasi Gwenth e Quajti Rivers të “ngrirë me botox”.

Lea Michelle dhe Naya Rivera janë gjithmonë të akullta me njëra tjetrën dhe shkak është xhelozia e Nayas ndaj Leas, pasi Naya nuk vazhdon më në seritë e FOX.

Megan Fox është ankuar për Michael Bay tek drejtori i “Transformers” se është e pamundur që të punosh me të ku u diskutua të përjashtohej aktorja nga xhirimet, por tani ata shihen në shumë bashkëpunime sëbashku.

Kathy Griffin dhe Demi Lovato kanë përfunduar në ofendime të rënda deri sa kanë ndezur zemërimin e fansave.

Sërish motrat Kardashian në probleme, por tani Kylie dhe Kendall Jenner me Selena Gomez.

Selena akuzoi Kylien në Instagram se po flirtonte me ish të dashurin e saj Justin Bieber.

Kelly Rowland dhe Beyonce kanë nisur armiqësinë e tyre pas grupit të përbashkët Destiny Child.

Taylor Sëift dhe Jessica Hart, George Clooney dhe Russell Crowe pasi Russell, Lady Gaga dhe Perez Hilton, Kanye West dhe Jimmy Kimmel, Miley Cyrus dhe Sinead O’Connor, Christina Agulera dhe Kelly Osbourne, Rihanna dhe Karuche Tran, Nicki Minaj dhe Mariah Carey, Chris Brown dhe Drake, Madonna dhe Lady Gaga, Taylor Swift dhe Kanye West.

Lilly Allen dhe Courtney Love, Jon Hamm dhe Kim Kardashian, të gjithë këta vipa kanë fyer njëri tjetrin publikisht në lidhje me karrierën ose jetën e tyre private.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)