Përkundrejt gëzimit dhe bashkimit rreth flamurit të popullit shqiptar në ditën e përvjetorit të 100 të aktit të shpalljes së pavarësisë, qeverisësit shqiptarë edhe kësaj rradhe, me arrogancë, e paraqitën
veten revanshistë politikë, hakmarrës politikë dhe përçarës politikë të shqiptarëve...
Në pritjen ipërisë, dhënë për festën e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, nuk dëshiroja të isha, ashtu si nuk dëshirojaa të isha dhe nuk vajta në seancën e posaçme të Kuvendit të Shqipërisë (ilegjitim, sipas meje, per shkak të formës së marrjes së mandatit në mbledhjen e tij te parë), me gjithë ftesën e Kuvendit për të marrë pjesë në atë seancë jubilare, në cilësinë e nipit të një firmëtari të aktit të pavarësisë.
Sa shkruan dhe thanë gazetarët në mjetet e informimit publik, gazetarë dhe mjete informimi si në shërbim ashtu edhe kritikë të politikës shqiptare, më ngushëlluan për vendimet e marra personalisht, të cilat kishin të bënin me kujtimin e gjyshit tim, të cilin e mbaj mend te festonte ditën e flamurit (e fundit, 28 nëntor 1958), i harruar nga autoritetet qeverisëse në një shtëpi të vogël e të ftohtë të Brakës së Tiranës, por, i rrethar nga njerëzit e familjes, përfshirë edhe babane tim, admiral i flotes. Më vonë, kur u rrita, më shpjeguan qëndrimin e tim gjyshi ndaj festime
ve të ditës së flamurit nga autoritetet qeverisëse që nga viti i parë i festimit të asaj feste: trgjikomedi, komike për nga forma dhe tragjike për nga pasojat përçarëse të popullit, e kundërta e atij qëllimi për të cilën ata burra i kishin vajtur pas Isamail Qemalit, me zemër, mend, pasuri e luftë. "Gëzim dhe bashkim rreth flamurit", kjo ishte porosi e Ismail Qemalit për festën, përcjellë në familjen time nga gjyshi firmëtar ZIHNI ABBAS KANINA. Por edhe këtë vit, në 100 vjetorin e pavarësisë, gazetart percollen tragjikomedinë e festivitetit lidhur me perçarje e popullit nga qeverisësit e Republikës se Shqipëris. Kur themi qeverisësit e republikës, kemi përr qëllim te vëmë në vëmendje të lexuesit qeverisësit ligjvënës, qeverisësit egzekutiv dhe qeverisësit e gjyqësorit, duke eleminuar ndarjen e perditëshme shkatërruese që i bëjnë qeverisjes së Shqipërisë në pozitë dhe opozitë.
Pakica dhe shumica qeverisëse, janë që të dyja qeverisëse, dhe në këtë 100 vjetor të shtetit shqiptar, ato nuk e gjeten rastin për të marrë përgjegjësitë qeverisëse në të mirë të gëzimit festiv dhe bashkimit të shqiptarëve rreth flamurti me një dëshirë e nje qëllim. Dhe dëshira dhe qëllimi i popullit shqiptar ka 20 vjet që është shprehur: "E duam Shqipërinë se gjithë Europa". Dhe si gjithë Europa do me thënë, e duam Shqipërinë të qeveriset si Bashkimi Europan, i cila në bazë të qeverisjes ka vendosur bashkëpunimin drejt progresit; bërjen, njohjen dhe respektimin e të drejtave njerëzore dhe kurrë nacionalizëm.
Në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë njerzit, brenda dhe jashtë Shqipërisë, panë e dëgjuan se gjuha, gjestet dhe veprimet e qeverisësve politikë në Shqipëri , ishin me doza të forta revashshizmi extremist, hakmarrjeje mesjetare dhe përçarjeje , të barabarta për nga forma dhe pasoja, ose vazhdim, me revanshizmin, hakmarrjen dhe perçarjen klasore nën regjimin e diktaturës së proletariatit.
Gjithesesi, mbesës time Nika, e cila në ditët festive te 100 vjetorit të flamurit mbushi 1 vjeç, i urova dhe i lashë porosi që 200 vjetarin ta festoj në Vlorë sipas porosisë së Isamil Qemalit : "Gëzim dhe Bashkim rreth Flamurit, me një dëshirë e një qëllim."
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 25 dhjetor 2012
(ad.ti/sqhiptarja.com)
/Shqiptarja.com