G7, mbyllet takimi i nivelit të lartë me një paralajmërim të fortë për Kinën! Paraqet rrezik për sigurinë e ekonomisë globale

Drejtuesit e vendeve të G7 përfunduan sot takimin e nivelit të lartë me paralajmërimin më të fortë të bërë deri më tani ndaj Kinës, duke deklaruar se mbështetja nga Pekini për bazën e industrisë ushtarake të Moskës “po i mundëson Rusisë të vazhdojë me luftën e saj të paligjshme në Ukrainë”.

Takimi i parë u zhvillua në (13 qershor) në Pulia të Italisë, ku vendet pjesëmarrëse ku përfshihet Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara, miratuan propozimin e ShBA për të mbështetur me ndihmë 50 miliardë dollar Ukrainën, që do financohet nga interesat e aseteve të ngrira ruse.

Gjatë takimit, udhëheqësit e vendeve demokratike më të pasura të botës thanë se janë “të angazhuar për t’ia shtuar Rusisë kostot e luftës”, duke kërcënuar me vendosjen e sanksioneve të mëtejshme ndaj atyre që ndihmojnë Moskën në shmangien e sanksioneve.

Ndërkohë, paralajmërimi ndaj Kinës gjendet në deklaratën e përbashkët të qarkulluar nga udhëheqësit ndërsa po përfundonte dita e dytë e takimit të nivelit të lartë në Apulia, të Italisë. Komunikata përmban gjuhën më të fortë të përdorur deri më tani ndaj Pekinit, duke reflektuar kështu zhgënjimin e presidentit Joe Biden me rolin që po luan Kina në fuqizimin e makinerisë së luftës së Rusisë.

Pekini po i ofron Rusisë teknologjinë për të prodhuar armë, tha presidenti Biden të enjten në mbrëmje (13 qershor)  gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. “Pra, po ndihmon në fakt Rusinë”, tha ai.

Udhëheqësit e G7-ës vunë në dukje rrezikun që paraqet Kina për sigurinë e ekonomisë globale, përfshirë mbiprodhimin e makinave elektrike dhe praktikat e tregtisë dhe investimeve në vendet në zhvillim.

Bashkimi Evropian njoftoi të mërkurën (13 qershor)  rritje të tarifave deri në 38% për importet e automjeteve elektrike kineze, mes hetimeve nëse prodhuesit kinezë të automjeteve po mbingarkojnë tregjet evropiane me automjete elektrike më pak të shtrenjta, të subvencionuara nga qeveria.

Por, Pekini tha se do të marrë të gjitha masat e nevojshme" për të mbrojtur interesat e tij, por nuk u kundërpërgjigj ndaj BE-së.

Në fillim të kësaj jave, Shtetet e Bashkuara njoftuan sanksione dytësore ndaj entiteteve që ndihmojnë Moskën, përfshirë kompanitë me seli në Kinë që shesin gjysmëpërçues në Rusi dhe banka më të vogla kineze me lidhje me institucionet financiare ruse ndaj të cilave janë vendosur më herët sanksione.

 

S.B/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares



×

Lajmi i fundit

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median