Ai kishte ndërruar jetë nga një aksident automobilistik të ndodhur në orët e para të mëngjesit, në aksin Fushë Krujë-Milotmë datë 5 dhjetor, një ditë pasi i riu humbi gjurmët nga Tirana. 37-vjeçari u kërkua në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV nga familjarët, të cilët bënin apel për ndihmën pa e ditur se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. I tronditur dhe i befasuar nga ky lajm i kobshëm, Ilir Markaj tregon për ’Pa Gjurmë’ si e zbuloi fatin tragjik të vëllait binjak Edmondit.
Ju falenderoj për përpjekjet që bëtë. Fatkeqësisht ky ishte fati I vëllait tonë, ky ishte fati i keq i tij. Ne shkuam me urgjencë drejt Krujës, sapo mësuam për këtë lajm që na trishtoi shumë.Ne konfirmojmë se është vëllai ynë Edmondi.Jemi hidhëruar shumë, pasi nuk e prisnim qëEdmondi të kishte përfunduar në këtë mënyrë, që të humbte jetën nga një aksident.Ne shpresuam deri në fund, që Edmondin ta gjenim të gjallë, por ishte fati i tij i keq-shprehet me hidhërim i vëllai Ilir Markaj
Moskoordinimi institucional e la trupin e pajetë të Edmond Markaj në morg, ndërkohë që familja bënte kërkime duke shpresuar që ta gjente gjallë.Për ironi të fatit, policia e Krujës e kishte identifikuar kufomëne aksidentit të datës 5 dhjetor Edmond Markaj, ndërsa policia e Tiranës,pak ditë më pas,e shpalli të ndjerin të humbur. Nga burimet u mësua se njëautomjet me drejtues shtetasin T. D., 53 vjeç kishte përplasur për vdkeje këmbësorin Edmond Markajn. Policia e Krujës e kishte identifikuar duke bërë publike inicialet e tij, por nuk njoftoi familjen e viktimës në Tiranë. U desh publikimi i rastit në program, që uniformat blu të viheshin në lëvizje për të gjetur familjen, duke u lidhur menjëherë më emisonin ’Pa Gjurmë’ në Report TV.