Kompania Samsung ka njoftuar se Galaxy S5 Mini do të jetë i qëndrueshëm ndaj ujit dhe do të vijë me çertifikimin IP67.

Veçoritë e tjera sa i përket Galaxy S5 Mini thuhet se kjo pajisje do të ketë ekran 4.5 inç me rezolucion 720 x 1280 pixels, një proçessor Quad Core së bashku me 1.5 GB RAM në një çip Snapdragon 400.

Ndërsa, kamera e pasme do të jetë 8 Megapixel, dhe ajo frontale 2 Megapixel me 16 GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave dhe Android 4.4 KitKat.

Raportet dolën në fillim të këtij muaji duke pohuar çertifikimin IP67 të Galaxy S5 Mini, i cili administrohet nga Komisioni Ndërkombëtar Elektroteknik, e që do të thotë se pajisja do të jetë i qëndrueshëm ndaj ujit dhe pluhurit./Kosovapress/

Redaksia Online