Çiljeta Xhilaga dhe Noizy kanë ndarë më në fund me publikun, bashkëpunimin e tyre me këngën 'Gangsta Love'. Ky bashkëpunim mes dy artistëve është diskutuar rreth tre vite më parë dhe ka ardhur në jetë në formën e një projekti të mirëmenduar.

Klipi i këngës zgjat plot 12 minuta, në formën e një filmi me metrazh të shkurtër. Ndërsa mbrapa gjithë asaj pune fshihet një skuadër e tërë profesionistësh, Çiljeta ka qenë producente e njëkohësisht ideatorja e skenarit.

Dyshja simpatike shfaqet në klip si një çift gangsterësh të dashuruar me dy fëmijë, rolin e të cilëve e luajnë djali i Ciljetës, Fernando dhe vajza e Inis Gjonit, Coco Antonel.

Për më shumë rreth imagjinatës 'së shfrenuar' të Çiljetës shihni këngën 'Gangsta Love'. Klipi rrëmbeu rreth 30,000 klikime vetëm në orët e para të publikimit dhe komentet janë shumë pozitive!