Me afrimin e zgjedhjeve të gjithë mund të njohin tashmë më së miri kandidatët që konkurojnë në zgjedhjet për kryebashkiak në 21 qershor.

Duke qenë se informacioni po kalon gjithmonë e më shumë nëpërmjet teknologjisë, një grup të rinjsh me në krye Arbër Rrapin kanë nxjerrë një aplikacion fantastik. Keni menduar ndonjëherë, a i njihni kandidatët e qytetit tuaj?

A i njihni problemet e qytetit tuaj? Aplikacioni është i disponueshëm për android dhe iOS, quhet thjeshtë GARA. Ju mund ta shkarkoni në smart phone­in tuaj dhe pas plotësimit të përgjigjeve, ju do të merrni një kategotrizim se sa i njihni ju kandidatët dhe a jeni i gatshëm të votoni.

Risitë teknologjike e kanë lehtësuar jetën tonë e poashtu marrien dhe dhënien e informacionit.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)