Disa drejtues makinash janë shoqëruar ditën e sotme pasi janë kapur duke bërë gara me njëri-tjetrin në mes të qytetit. Përveç rrezikut për jetën që vjen nga shpejtësia pa kontroll e makinave sipas policia, garat me makina janë kthyer në shqetësim për qytetarët.
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor në bashkëpunim edhe me shërbimet e Rendit, kanë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, 9 drejtues automjetesh të tipeve të ndryshme.
Në unazën e madhe të Tiranës, nga Mbikalimi tek Kopështi Zologjik, në drejtim të një qendre tregtare janë konstatuar duke bërë gara me shpejtësi mjetet:
- Volksëagen, me drejtues shtetasin Joni E.
- Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Ilia. V.
Tek Sheshi "Nënë Tereza", janë konstatuar duke bërë gara me shpejtësi si dhe duke bërë "Drift", mjetet,
- Honda, me drejtues shtetasin Alban Z.
- Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Klajdi K.
- BMË, me drejtues shtetasin Artur T.
- Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Albert M.
- Nissan, me drejtues shtetasin Ledon N.
- Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Skerdi A.
- Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Ledio P.
[gallery]19307[/gallery]
“Drejtuesit e mjeteve u ndëshkuan nga agjentët verifikues me masë administrative plotësuese”, thotë Policia duke shtuar se, “këta drejtues mjetesh, janë bërë rrezik për drejtuesit e tjerë si dhe përdorues të tjerë të rrugës të cilët përdorin rrugët e Tiranës, gjithashtu dhe shqetësim për banorët e zonës”.
Mjetet janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, disa prej tyre do ti nënshtrohen ekzaminimeve teknike ,pasi dyshohen të kenë bërë modifikime(ndryshime konstruktive) në sistemin e shpejtësise dhe pamjes së jashtme (mjete sportive).
Këta drejtues do të ndëshkohen sipas përcaktimeve të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO