Kandidati i koalicionit te djathte për bashkinë e Fierit Enkelejd Alibeaj ka pranuar humbjen e tij në zgjedhje si dhe i ka shprehur urimet kundërshtarit të tij, kandidatit të ASHE dhe kryebashkiakut të ri të Fierit Armando Subashi. Përmes një statusi në facebook ai gjithashtu ka falënderuar qytetarët e Fierit për shprehjen e qytetarisë me anë të votës.
 
Shkrimi i Kandidatit të APPD Enkelejd Alibeaj në Facebook
Të dashur miq! Bashkëqytetarë fierakë!
Për gjatë dy muajve pata kënaqësinë të isha më pranë secilit prej jush, në çdo fshat dhe lagje të Fierit. Kjo fushatë më dha mundësinë të bisedonim dhe të ndanim së bashku realitetin në të cilin jeton çdo qytetar i Fierit. Ofrova për ju vizionin tim për Fierin, integritetin dhe përkushtimin tim dhe gjeta tek ju dëshirën dhe shpresën për ta ndryshuar këtë realitet.

Falenderoj secilin prej jush, demokrat e socialist, me apo pa parti, për qetësinë, maturinë dhe qytetarinë e treguar gjatë fushatës dhe ditën e votimit. Njëkohësisht respektoj dhe çmoj vullnetin e çdo qytetari të shprehur nëpërmjet votës. I uroj suksese kryebashkiakut të ri të Fierit me shpresën që Fieri të ndryshojë, që e sotmja dhe e nesërmja e çdo qytetari fierak, e çdo familjeje fierake të jetë më e mirë.
Përzemërsisht, Enkelejd Alibeaj

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)