Gara për rektor, Dibra: Të shtyhen
zgjedhjet, pala tjetër po manipulon

Gara për rektor, Dibra: Të shtyhen<br />zgjedhjet, pala tjetër po manipulon
TIRANË-Kur kanë ngelur vetëm dy ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës, kjo fushatë tashmë mund të quhet e politizuar. Klodeta Dibra vazhdon takimet e saj, ndërkohë që kandidati tjetër Mynyr Koni që prej datës 14 prill nuk ka zhvilluar asnjë takim, siç dallohet edhe në faqen e tij në “Facebook”. 

Madje edhe telefoni i tij prej ditësh është i mbyllur dhe nuk pranon të prononcohet për mediat. Kjo situatë ka bërë që edhe pedagogët e studentët të mos marrin pjesë në takime, ndërkohë që Klodeta Dibra i bën thirrje Ministrisë së Arsimit që të shtyjë zgjedhjet në universitete, pasi sipas saj politika po bëhet pjesë e garës.

"Duhej një ndërhyrje e menjëhershme e Ministrisë së Arsimit, e cila të komunikonte me Prokurorinë, të komunikonte me Policinë dhe të shihte nëse duhen zhvilluar zgjedhje ditën e mërkurë apo jo. Kjo nuk varet nga unë dhe nuk jam unë ajo që vendos datën e zgjedhjeve," tha Dibra.
 
Por Ministria e Arsimit thotë se zgjedhjet në universitete nuk do të shtyhen.

Ndërkohë Dibra i ka bërë apel kandidatit tjetër Mynyr Koni që të mos luaj rolin e viktimës por të dalë dhe të sqarojë situatën.

"Nëse ka një kërcënim jam e distancuar dhe prokuroria të prangos ato që kërcënon. Nëse kjo është sajesë përsëri Prokuroria dhe Policia duhet të bëjnë të njëjtën gjë. Prandaj zoti Koni dil nga atje ku je fshehur se të mërkurën do kërkosh votat e pedagogëve të studentëve," i bëri thirrje Dibra kandidatit tjetër.
 
Po ashtu  Prof.Dr Klodeta Dibra, e cilësoi dëshpëruese, faktin se univeristeti s'po i shpëton dot ndërhyrjeve politike.

"Politika po bëhet pjesë e garës universitare. Kjo është dëshpëruese. Ky është një proces që nuk shpëton dot nga ndërhyrjet politike. Kjo që ka ndodhur është një njollë e  këtij procesi. Ky proces është njollosur për sa kohë kemi kërcënime të pedagogëve," tha Dibra.

E pyetur nga Report Tv, mbi kërcënimin e kandidatit tjetër Mynyr Koni, nga Emiljano Shullazi, Dibra thotë se distancohet nga çdo lloj kërcënimi. "I kërkoj policisë dhe prokurorisë ta zbardhin. Nëse është një e vërtet të zbardhet nëse është një sajesë të zbardhet," shprehet ajo.

Për rastin në fjalë Dibra thotë se i ka kërkuar rivalit të saj, që të dalin në një konferencë për shtyp për të sqaruar opinionin publik.

Po ashtu ajo hodhi edhe akuza ndaj palës tjetër par manipulim të procesit zgjedhor, pasi sipas saj pedagogët janë thërritur në zyrën e dekanit Mynyr Koni në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.

"Pedagogëve u është ofruar para kundrejt votës. Studentëve u është kërkuar mbështetje përmes provimeve. Pala tjetër ka mekanizma për të manipuluar votën. Pedagogët janë thirrur në zyrën e dekanit Mynyr Koni. Pedagogët janë kërcënuar me fotografim të votës," denoncon ajo duke kërkuar në këtë rast nga Ministria e Arsimit dhe ambasada amerikane në Tiranë, monitorim të procesit.

"Të shihen kamerat e fakultetit të Shkencave të natyrës për të kuptuar se çfarë kërcënimesh marrin pedagogët në zyrat e dekanit Mynyr Koni. I bëj thirrje ministrisë së Arsimit të monitorojë procesin. Bashkëpunim të ambasadës amerikane për të monitoruar këtë proces. Pedagogët janë të kërcënuar qoftë me notën qoftë me fotgrafimin e votës. Studentëve u kërkohet fotografimi i votës," shtoi ajo.

E pyetur për Shullazin, Klodeta Dibra thotë se e njeh atë vetëm përmes mediave si një personazh të inkriminuar. Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha i cili foli për herë të parë për një kërcënim që i është bërë kandidatit Mynyr Koni nga Emiliano Shullazi, tashmë i arrestuar nga policia. 

Prononcimi i plotë i Klodeta Dibrës në lidhje telefonike për Report TV
Dua ta bëj të qartë që unë jam distancuar dhe distancohem gjithmonë ndaj çdolloj kërcënimi, ndaj çdo dhune ndaj çdo kujt që do bëhet në UT, por edhe ndaj çdo kujt në shoqërinë shqiptare. Ndihem tejet e trishtuar nga kjo ngjarje dhe i kërkoj prokurorisë së Tiranës ta zbardhë sa më shpejt përparsa se të filloj procesi i votitmit pasi është shumë e nevojshme që nëse është e vërtetë të zbardhet, nëse është sajesë të zbardhet.

Këtu kemi një medalje me dy anë, ku asgjë nuk është e qartë, ku unë publikisht i kam kërkaur kandidatit Koni të cilin nuk e quaj kundërshtar apo rival të dilnim të dy bashkë në një konferencë për shtyp. Ky proces tashmë është i njollosur. Studentëve janë kërcënuar dhe iu është kërkuar të japin votën për arsye që t'u bëjnë favore më vonë me provimet  e mbartura.

Pedagogëve  iu është ofruar para kundrejt votës. Të gjitha këto mesa duket në sistemin zgjedhor në Shqipëri edhe universiteti nuk mund t'i shmanget. Këtë inskenim unë them që është i palës kundërshtare dhe nuk më mbetet gjë tjetër veçse me neveri të distancohem nga çdo lloj sulmi, inskenimi. Unë Shullazin e njoh vetëm nëpërmjet Tv si një të inkriminuar. Kjo është e turpshme që bëhet.

Nëse ka kërcënim do t'i lutem Prokurorisë dhe Policisë që ta zbardhë sa më shpejt dhe i lutem zotit Koni që të dalim sot në darkë në çfarëdo lloj kanali televiziv të dy bashkë për të përcjell një mesazh për pedagogët dhe studentët.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)