TIRANË- Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari e cila ka shprehur publikisht ambicien për të garuar përballë Sali Berishës në garën për kreun e PD-së, nuk ka kursyer as kritikat në drejtim të Flamur Nokës. Me gjasë Kokalari pritet të mos pranohet si kandidate për shkak se nuk bën pjesë në listat e anëtarësisë së PD-së, një qëndrim i mbajtur edhe nga Flamur Noka në një studio televizive që ka nxitur edhe reagimin e Kokalarit.
Duke e quajtur Nokën një person me intelektin e një gjinkalle, Kokalari thotë se nuk do ta ndalojnë të futet në garë, pasi “në bazë të gjykatës, themeluesit e një partie janë automatikisht anëtarë.”
Kokalari, një kritike e ashpër e Berishës, thotë se partia nuk është e tyre dhe se ai bashkë me Nokën do të largohen.
“Flamur Noka mbrëmë kaloi në mashtrimin e radhës, meqë shpifja për krijim partie nuk funksionoi. Tani pretendon se nuk jam anëtare dhe nuk kualifikohem. Meqë Noka ka intelektin e një gjinkalle, po ia shpjegoj qartë dhe pastër: Në bazë të gjykatës, themeluesit e një partie janë automatikisht anëtarë.
Themeluesit nuk kanë nevojë për regjistrim të veçantë. PIKË. Unë kam refuzuar teserën për arsye që i kam shpjeguar më parë. PIKË. Kjo parti nuk është e juaja. PIKË. Berisha nuk është themelues i PD-së, siç mashtroni vazhdimisht. PIKË. Ikja juaj është pa kthim. PIKË”, shkruan Kokalari.
Të njëjtin qëndrim PD ka mbajtur edhe për ish-deputetin Ervin Salianji, për të cilin thotë se nuk mund të garojë për kryetar pasi nuk është pjesë e anëtarësisë. Por, njëjtë si Kokalari edhe ish-deputeti e sfidoi Berishën dhe thotë se do të jetë në garën e 23 majit.
Komente












BRAVO KOKALARI.,,,.THYEJA TURINJTE MALOKEVE TE QELBUR.....
Përgjigju