Garancitë sovrane, Malaj: Mund të kemi braktisje të vendit nga mospërkrahja e bujqësisë (VIDEO)

Ish-ministri i Financave Arben Malaj thotë për Report TV se garancitë sovrane janë mbështetje për ekonominë por duhet të ishte mbështetur bujqësia. Sipas tij mund të kemi valë emigrimi nga mospërkrahja e bujqësisë. Malaj shton se garancia e parë ende nuk dihet nëse ka pasur efekt në ekonomi.

"Të dyja paktat fiskale që kanë në themel të tyre garancinë sovrane, pra është një angazhim i qeverisë që me taksat e popullit shqiptar kërkon të lehtësojë zhvillimin ekonomik sepse është mundësia më e mirë për rritje ekonomike dhe për ulje deficiti dhe borxhi. E vetmja rrugë që të eci është që të qartësohen shkaqet e hezitimit të bankave tregtare sepse bankat duan fitim ndërsa qeveria ka detyrime të qarta që të mbrojë të papunët, të paaftët e të pastrehët ne do të dëgjojmë të gjitha mundësitë do të bashkohen  bankat, tregtarët, biznesmenët që ekonomia e Shqipërisë të mos shkojë në pikën -9% sepse papunësia i bie të rritet me 100 mijë veta.  Problemi më i madh është që njerëzit do të detyrohen të braktisin vendin nga mospërkrahja e bujqësisë dhe do të jetë plaga më e rëndë dhe qeveria do të duhet të jetë sa më transparente me informacionin", është shprehur Malaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, i vuri flakën një gruaje në metro, 33 vjeçari nën akuzë për vrasje e zjarrvënie

Nju Jork, i vuri flakën një gruaje në metro, 33 vjeçari nën akuzë për vrasje e zjarrvënie