Garda vë gardh metalik, Bardhi: Akt turpi për Shqipërinë, Kuvendi s’është burg dhe as qeli! Vendi i parë i NATO që rrethon Parlamentin

Pas lajmit për masat e sigurisë të shtuara nga Garda e Republikës para Parlamentit, ka reaguar edhe kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, me një postim në rrjetin social facebook, duke ndarë edhe një video.

Deputeti opozitar vë në dukje faktin e rrethimit me gardh metalik të hyrjes së institucionit, duke theksuar se:

“Shqipëria bëhet kështu vendi i vetëm, që nga njëra anë është vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian, dhe nga ana tjetër rrethon hyrjen kryesore të Kuvendit për ta mbrojtur nga deputetët “armiq”.

Bardhi shtoi se ky është një “akt që turpëron Shqipërinë”.

Postimi i Bardhit:

“Ky është Kuvendi i Shqipërisë sot në mëngjes! Dera kryesore e tij e rrethuar me hekura dhe me më shumë forca sigurie sesa deputetë.

Shqipëria bëhet kështu vendi i vetëm, që nga njëra anë është vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian, dhe nga ana tjetër rrethon hyrjen kryesore të Kuvendit për ta mbrojtur nga deputetët “armiq”!

Kuvendi nuk është burg dhe as qeli burgu, edhe pse shumica e përfaqësuesve të mazhorancës qeverisëse duhet të ishte në burg dhe jo në atë sallë. Shndërrimi i Kuvendit në “qelinë e rrethuar me hekura” të Pëllumb Gjokës e të ngjashmëve të tij është një akt që turpëron Shqipërinë dhe çdo shqiptar!”


Lajmi kryesor:

Kuvendi me gardh metalik, PD përplaset me Gardën! Noka me benzinë i vë flakën banderolës! Tensione edhe në sallë, Vokshi pengon raportimin e KLSH (VIDEO)


A.Q/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?



×

Lajmi i fundit

Parfum apo benzinë? Ministrat të shqetësuar i marrin erë shishes që hodhi Elda Hoti

Parfum apo benzinë? Ministrat të shqetësuar i marrin erë shishes që hodhi Elda Hoti