Garues që buzëqeshin pas goditjeve
brutale, në Olimpiadën e “Lojërave në pllajë”

Prej mëse katër shekujsh njëherë në vit, në zonën rurale të “Chipping Campden” të Anglisë zhvillohet Olimpiada e “Lojërave në Pllajë”. Ky është një konkurs ku marrin pjesë qindra të rinj e të reja me një larmishmëri aktivitetesh argëtuese dhe jo dëmtuese për pjesmarrësit. Grupet kundërshtare janë ato që i shtojnë këtij aktiviteti me shumë andrenalinë dhe ritëm. 

Përgjegjësi për këtë aktivitet Graham Greenhall tregon se ka shumë aktivitete të ngjashëm me lojërat në pllajë, por asnjë si ai. Ai gjithashtu shpjegon si funksionojnë lojërat duke specifikuar se ndonjëherë grupet kundërshtare organizojnë mundje si ato xhudo, duke përplasur supet me njëri-tjetrin, për të hedhur në tokë kundërshtarin. 

“Fatkeqësisht gjatë viteve djemtë pjesëmarrës kanë menduar se garat duhet të jenë më të fuqishme dhe gradualisht e kanë kthyer në diçka tepër brutale. Imagjinoni që shumë prej tyre përfundonin të gjakosur apo me brinjë e kocka të thyer; kjo ishte e tepërt për llojin e aktivitetit që ne duam të organizojmë”, shprehet Greenhall. 
Ndërsa James Wiseman, gjyqtari i mundjeve me gjuajtje që quhen ndryshe “shin kicking” tregon se kjo është një lloj mundje si ato të ërestling, ku kundërshtarin mund ta rrëzosh vetëm nëse e godet i pari dhe bën që të humbasë ekuilibrin.”

Kjo është një ndër eventet më popullore në aktivitetet lokale, por brutaliteti me të cilin përballen konkurrentët do të thotë se janë të paktë dhe të guximshmit që kthehen sërish. Kampioni për herë të dytë në mundje, 24 vjeçari Zak Warren, është një ndër të paktat fytyra në njohura në fushë dhe shprehet se gjithçka mund të ndodhë në këto aktivitete. Ai tregon se kish mbetur shumë i impresionuar që nga hera e parë dhe çdo vit merr pjesë me shumë dëshirë duke shpresuar gjithmonë për më të mirën. 

Konkurrentët e tjerë tregojnë gjithashtu se argëtohen pafund në këto lojëra ndonëse lodhen shumë. Kundërshtari më i fortë i Warren, 24 vjeçari Ross Langill nga Kanadaja shprehet se lojërat janë emocionuese por edhe të dhimbshme shpeshherë, ndërsa tregon se është shumë i emocionuar që ka marrë dy trofe të rëndësishme. 

Redaksia Online
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 5 Shkurt, 10:32

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Gjunjëzimi i PD para 'Kandidatit për Kryeministër'

Mero Baze: Gjunjëzimi i PD para 'Kandidatit për Kryeministër'