Gati vendimi, Qeveria rrit masën
e pensioneve me 170-3700 lekë

Gati vendimi, Qeveria rrit masën<br />e pensioneve me 170-3700 lekë
Pensionet që janë caktuar para vitit 1996 do të rriten me 170 deri në 3700 lekë të reja. Qeveria pritet që të miratojë shumë shpejt një vendim të ri për rritjen e pensioneve të vjetra. Kjo për shkak se masa e përfitimit për qindra të moshuar është shumë e vogël.

Report Tv ka zbardhur vendimin e propozuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale. Në të thuhet se të gjitha pensionet që janë caktuar nga viti 1992 deri në vitin 1996 do te rriten. 

Bëhet fjalë për gjashtë kategori pensionesh që do të rriten.

Kategoria e parë janë pensionet që janë caktuar nga 1 prilli 1996 deri në 31 dhjetor 1996, të cilët do marrin shtesë prej 3700 lekësh.

Kategoria e dytë janë pensionet e caktuara me afat 1 tetor 1995 deri në 31 mars 1996, që marrin shtesë deri në 2500 lekë.

Kategoria e tretë janë pensionet me datë caktimi 1 maj 1995-30 shtator 1995 dhe shtesa mujore në pension do jetë 400-2500 lekë.

Gjithashtu do të rriten pensionet e caktuara nga 1 tetori 1994 deri në 30 prill 1995 dhe shtesa do të jetë nga 500-2500 lekë

Në kategorinë e pestë janë pensionet me datë 1 janar-30 shtator 1994 ku pensioni rritet me 1600-2500 lekë

Dhe kategoria e fundit që u rriten pensioni, janë për pensionistët që kanë ndërprerë punë nga 1 tetori deri në 31 dhjetor 1993, ku shtesa do të jetë 180-2500 lekë.

Vendimi pritet që brenda muajit prill të miratohet nga qeveria dhe menjëherë më pas të moshuarit do të marrin shtesën në pension. 

Pensionet që rritet Masa
1 prill-31 dhjetor 1996 3700 lekë
1 tetor 1995-31 mars 1996 170-2500 lekë
1 maj-30 shtator 1995 400-2500 lekë
1 tetor 1994-30 prill 1995 500-2500 lekë
1 janar-30 shtator 1994 1600-2500 lekë
1 tetori-31 dhjetor 1993 180-2500 lekë

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën