Ismeti Shehu, ishte personazhi i rradhës në kuzhinën e zonjës Tefta në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli”.
I dekoruar me një çmim nga mbretëresha e Anglisë, të cilës Ismeti i ka shërbyer në periudhën e studimeve të tij për gastronomi në Londër, si një ndër studentët më të mirë të kolegjit.

Ai ishte veshur me uniformën që mbretëresha e Anglisë i kishte dhuruar gjatë shërbimit që ai i kishte bërë.
Ismeti solli në kuzhinën e emisionit “Rreze Dielli” recetat e tij të veçanta duke i ndarë me publikun.

Ismeti, ashtu si edhe shumë të rinj që kanë studiuar jashtë vendit, është rikthyer në vendin e tij për të sjellë eksperiencën e tij në artin e gatimit.
Ai përgatiti tre receta për të gjitha amvisat, të cilat çdo ditë qëndrojnë para ekranit për të gatuar apo për të marrë shënim çdo përbërës të recetave.

Ajo që e mundon në punën e tij në Tiranë Ismetin janë ingridientët, të cilat ai i gjen me vështirësi për të bërë ato receta që ka mësuar në Londër.
E megjithatë, ai ndau eksperiencën e tij me gatimet që bën në Londër, duke treguar dhe disa sekrete të vogla me mjeshtërinë e tij në gatim.

Kështu, një sekret i vogël ishte dega e mentes e cila duhet të hidhet gjatë zjerrjes së patateve sepse ajo përveçse i jep aromën e këndshme patates kryen dhe funksionin e pastrimit të saj.

Në kuzhinën e tij Ismeti këshillon amvisat që nuk duhet ta përdorin shumë piperin, në rastin kur përgatisim një drekë me pak persona. Ai kujton që këtë leksion e ka marrë nga mësuesi i tij në Londër duke thënë “piperi ka shumë acid çka e djeg aromën”.

Supë me perime e karkaleca, sallatë me panxhar të kuq, domate e djath dhe sfoliatë me salmon, ishin recetat qe Ismet Shehu i ftuari në kuzhinën e zonjës Tefta, që ofroi për të gjitha amvisat. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com