Ankth, depresion dhe gjendje e paqëndrueshme emocionale. Janë këto shenjat që po shfaqin një numër i konsiderueshëm gazetarësh që raportojnë për COVID-19 në mbarë botën. Një hulumtim i realizuar nga Instituti Reuters për Studimin e Gazetarisë si dhe Universitetit të Torontos, përfshiu një sërë reporterësh, të cilëve iu bënë një varg pyetjesh lidhur me punën e tyre, shëndetin mendor dhe shqetësimet që kanë përjetuar qershorin e këtij viti, gjatë një periudhe kur në njëfarë mënyrë, të gjitha vendet u prekën nga COVID-19.
Anketimi i kryer mbi një kampion prej 73 gazetarësh nga organizata ndërkombëtare mediatike të cilët gjatë qershorit mbuluan lajmet e koronavirusit, tregoi se rreth 70% e tyre kishin pasur shqetësime psikologjike dhe 26% kishin shenja klinike ankthi të fortë që përfshijnë pagjumësinë, përqendrimin e ulët dhe lodhje shumë të madhe. Edhe gazetarëve me përvojë që punojnë për organizata të mëdha mediatike e të mirëfinancuara, shpesh u duhet të luftojnë për të përballuar kërkesat mbi raportimin e pandemisë.
Studimi u drejtua nga doctor Anthony Feinstein, Profesor i Psikiatrisë në Universitetin e Torontos dhe Meera Selva, Drejtore e Programit të Felloëship Journalist në Institutin Reuters. Ai mbështetet në punën që ka bërë Feinstein mbi gjurmët që lë tek gazetarët raportimi për ngjarje ekstreme, duk përfshirë këtu sulmet terroriste të 11 shtatorit, luftën në Irak, krimin e organizuar në Meksikë, sulmin e al-Shabaab në qendrën tregtare Westgate në Kenia, etj.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4585
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja e SPAK/ Berisha paralajmëron gazetarët: Kujdes çfarë shkruani! (Përse shoqatat e mediave heshtin?)
18 Shtator 2024, 19:50
-
Regjistrohet rasti i parë i variantit të koronavirusit ‘Pirola’ në Ukrainë
8 Nëntor 2023, 09:54
-
Agjencitë e inteligjencës në SHBA të ndara për origjinën e koronavirusit
25 Qershor 2023, 14:09
-
Rikthehen viruset tek fëmijët pas pandemisë
19 Qershor 2023, 08:14
-
COVID-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpall fundin e emergjencës globale! Vlerësimi: 20 mln njerëz humbën jetën
5 Maj 2023, 16:17
-
Gjermanët padi për dëme të shkaktuara nga vaksinat ndaj COVID
13 Prill 2023, 08:24
-
Korrupsion me respiratorët gjatë pandemisë 'Covid 19', kryeministri i Federatës së Bosnjës dënohet me 4 vite burg
5 Prill 2023, 11:01
-
Shëndetësia/ Meta: Pandemia e provoi dështimin e qeverisë, falsifikuan shifrat! Ne do të rrisim me 50% pagat për ‘bluzat e bardha'! 5% financim të GDP për buxhetin
31 Mars 2023, 11:25
-
OBSH i kërkon Kinës të publikojë të gjitha të dhënat e lidhura me origjinën e COVID-it
18 Mars 2023, 21:11
-
SHBA pritet të ndërpresë testimin e detyrueshëm për COVID-19 për udhëtarët nga Kina
8 Mars 2023, 14:08
-
A e ka virusi Corona origjinën nga laboratori?
4 Mars 2023, 21:11
-
Origjina e virusit mbetet ende mister dhe tre vjet pas pandemisë
28 Shkurt 2023, 20:18