Gazetari britanik kritik ndaj Boris Johnson: Shqipëria na ka mposhtur në menaxhimin e Covid 19

Gazetari britanik kritik ndaj Boris Johnson: Shqipëria na ka mposhtur në menaxhimin e Covid 19

Gazetari britanik Alastair Campbell është një zë kritik për menaxhimin që Britania i bëri koronavirusit, madje ai thotë se Shqipëria e ka mposhtuar sa i takon kësaj situate. Në një shkrim në gazetën 'The Independent' ai thotë se gjatë një bisede me berberin e tij shqiptar ka kuptuar hap pas hapi të gjithë situatën në Shqipëri. Campbell shkruan se Alex Palushi është berberi i tij dhe shpesh me të flasin për futboll dhe politikë.

“Berberi shqiptar është tifoz i pakënaqur i Arsenalit, unë fanatik i Burnely-t. Gjithashtu në këtë komunikim ne kemi folur shumë edhe për politikën shqiptare. Menjëherë pas shpalljes se gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të pandemisë në Shqipëri atij i duhej që të shkonte të shikonte babin e tij që ishte i sëmurë por udhëtimi i tij u ndalua në Malin e Zi të cilët nuk e lejuan që të shkonte më tej”, shkruan ndër të tjera Campbell.

Ai shprehet se dallimi i menaxhimit të një situate të tillë është për faktin se secila e trajton sipas mënyrës së saj.

“Në Shqipëri, 34 persona kanë vdekur nga koronavirusi, ndërsa në Britaninë e Madhe edhe me statistika zyrtare, kanë vdekur më shumë se 40 000, por shifra e skajshme e vdekjeve është mbi 60 000. Vetëm në një ditë në Britani kanë vdekur dhjetë herë më shumë qytetarë nga Covid-19, sesa që kanë vdekur në Shqipëri gjatë tërë krizës. Natyrisht, Shqipëria është një vend shumë më i vogël, por ajo është përballur saktësisht me të njëjtat sfida si të gjithë të tjerët dhe ndodhet shumë më afër Italisë, e cila, në një pikë të caktuar, derisa Johnson-i dhe kompania e tij nuk e prishën punën, u duk se është kryeqendër evropiane e koronavirusit”, shkruan gazetari.

Campbell bën edhe një krahasim mes kryeministrit shqiptar dhe atij britanik, duke thënë se nëse Johnson nuk do të kishte atë CV që ka nuk do të gjente punë as si pastrues në sallonin e berberit shqiptar.

“Unë e kam njohur Ramen prej vitesh dhe kam parë dikë që di se si e bën punën e kryeministrit. E kam njohur Johnson po prej vitesh dhe kam parë mjaftueshëm se ai nuk di ta bëjë kryeministrin. Në fakt po të mos ishte për mënyrën aristokratike sesi flet, dhe CV-se se ka mbaruar Eton dhe Oksfordin, nuk jam i sigurt se ai do gjente dot punë si pastrues në floktoren e shqiptarit Palushi, lëre më pastaj te drejtonte një nga vendet më të rëndësishme të planetit”, shkruan në The Independent , Alaister Campbell.

Duke kritikuar Boris Johnson, ai thekson se kur kryeministri britanik ishte ende duke i shtrënguar duart në spital dhe duke i nxitur njerëzit që të shkojnë në gara dhe të shikojnë ndeshje futbolli në stadiume, Shqipëria ishte në izolim të plotë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • pipero: 08/06/2020 00:36

    zgjedhjet nuk duhet ti fitoje asnje bande e politikes aktuale qofte ne pushtet qofte ne opozite. Duhet të fillojne burgimin e perjetshem me pune te detyruar! ç'kanë prishur deri m'sot, ta rikthejnë siç ishte! Me DAJAK!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja