Gazetari Daci: Italianët i janë rikthyer rutinës së përditshme, Covid-19 nuk është kryefjalë e ditës

Tashmë Covid-19 nuk është më kryefjala e ditës për qytetarët italian. Kështu u shpreh gjatë një lidhje live për Report Tv, gazetari Alban Daci.  Sipas tij gjithsecili i është rikthyer rutinës së përditshme njëlloj si para fillimit të pandemisë, ndërsa vendi po shkon drejt një hapje totale.

"Numri i të infektuarve ka rënë jashtëzakonisht shumë. Po ashtu ka rënë shumë edhe numri i viktimave brenda 24 orëve dhe është rritur numri i të shëruarve. Zyrtarisht Italia nuk është më pjesë e emergjencës së Covid-19. Këtë e dëshmon vetëm fakti që Italia po shkon drejt hapjes por edhe numrit të ulët të të prekurve.  Tashmë Italia ka hyrë në rrugën e hapjes totale të vendit.  Vetëm plazhet kanë mbetur të pahapura dhe lokalet e natës. Tashmë Covid-19 nuk është më argumenti i ditës dhe kryeartikull i ditës për mediat Italiane. Tashmë trajtohet si argument vetëm  mes specialistëve të shëndetësisë, ndërsa qytetarët kanë rinisur jetën dhe kanë marrë ritmet e rutinës.  Janë hapur pishinat, palestrat dhe qendrat për edukimin e fëmijëve. Ne si qytetar duhet të mbajmë rregullat e distancës dhe higjienës. Dëmi ekonomik i Italisë është mbi 500 miliardë euro. Pak a shumë me shifra të përafërta sepse nuk ka statistika.  Sektorët më të goditur janë turizmi dhe baret e restorantet. Më datë 3 qershor Italia do të hape kufijtë e saj. Në mënyrë të njëanshme. Italia ka vendosur ta bëje hapjen pa kushte karantinimi. Është hap i rëndësishëm, Sistemi shëndetësor pothuajse e ka marrë veten, por tashmë një rol të rëndësishëm i kanë kushtuar testeve", tha gazetari Daci. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë