Mjekët në Itali janë optimistë që nuk do të ketë një valë të dytë COVID-i, por nëse kjo ndodh, Italia ka eksperiencën e duhur. Kështu u shpreh gazetari shqiptar në Itali, Alban Daci gjatë një lidhje live për Report Tv. Për sa i përket respektimit të masave, Daci shprehet se në Itali ndërgjegjësimi është i madh. Kjo ka bërë që shteti fqinj ta përballojë me suksese këtë histori, duke e bërë një model për t'u ndjekur.
“Falë masave, të cilat ishin edhe sakrifikuese për qytetarët, Italia ka dalë plotësisht nga kjo histori dhe është një model për tu ndjekur. Shifrat janë shumë të ulëta. Mbajtja e maskës është shumë e rëndësishme. Në ambientet e mbyllura nëse nuk kemi maskën nuk lejohet të hyhet. Gjithashtu e rëndësishme është dhe ruajtja e distancës.
Për sa i përket një vale të dytë, ka dy lloje linjash mendimi. Mendimi i parë është optimist. Nuk ka garanci që do ketë një valë të dytë. Ndërsa mendimi tjetër është pesimist. Edhe nëse do ketë një valë të dytë Italia ka eksperiencën e mjaftueshme, ka dal nga kolapsi shëndetësor.
Mund të përballohet me sukses. Edhe qytetarët janë të ndërgjegjësuar. Shqipëria mbetet vendi i çudirave. Nuk ka garanci që do të ketë një valë të dytë. E thonë mjek të famshëm. Virusi bashkëjeton me ne deri sa do të ketë një vaksinë. Nuk ka asnjë garanci nëse do të ketë një valë të dytë”, u shpreh gazetari, Alban Daci.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3455
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
A do votojë diaspora? Krashi në 'Repolitix': Patjetër që do bëhet! Pano Soko: PD-PS nuk kanë vullnetin ta zbatojnë! Daci: Përfiton vetëm mazhoranca
18 Dhjetor, 22:18
-
Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë
18 Dhjetor, 21:32
-
Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore
18 Dhjetor, 14:11
-
Alban Daci: Është 'radha jonë'!
8 Dhjetor, 17:26
-
Alban Daci: A mund të ndodhë edhe në Shqipëri si në Rumani?
6 Dhjetor, 20:04
-
Alban Daci: Unë dhe Gjergji ju përshëndesim ‘shqip’ nga Chisinau i Moldavisë!
1 Dhjetor, 09:38
-
Linja e mendimit e disa 'intelektualëve' italianë që ndërhyrjen e Nato-s në Kosovë vazhdojnë ta trajtojnë si agresion ndaj Serbisë!
28 Nëntor, 15:15
-
Alban Daci: Kjo klasë politike është e destinuar të rrëzohet!
27 Nëntor, 09:20
-
Alban Daci: A po e 'blejnë' të drejtën kushtetuese për votuar shqiptarët që jetojnë jashtë?
22 Nëntor, 17:55
-
Alban Daci: Ku po shkon konflikti në Ukrainë?
21 Nëntor, 15:34
-
Alban Daci: Me indiferentizmin tonë po “vrasim” politikën!
15 Nëntor, 18:01
-
Alban Daci: Pse nuk kemi pasur lider të mëdhenj deri tani?
14 Nëntor, 17:37