Gazetari Doçi: 18 damkat e krokodilit të drejtësisë shqiptare, ja pasuria marramendëse e çiftit Gjoni

Gazetari Doçi: 18 damkat e krokodilit të drejtësisë shqiptare, ja pasuria marramendëse e çiftit Gjoni

Gjin Gjoni dhe Adriatik Doci

TIRANE-Gjin Gjoni ka apeluar vendimin e Shkallës së Parë kundër dy gazetarëve të gazetës Shqiptarja.com Adriatik Doçi dhe Elton Qyno. Pas vendimit, gazetari Doçi përmes një statusi në Facebook tregon pasurinë marramendëse të çiftit Gjoni, ndërsa e cilëson si krokodilin e drejtësisë shqiptare. Në një lidhje në edicionin qendror të lajmeve në Report Tv, Doçi shton se dosja në apel ndodhet në konflikt të hapur interesi, pasi Gjoni është gjyqtar në këtë gjykatë.

Tani gjyqi merr një karakter tragjikomik dhe qesharak, pasi Gjin Gjoni kërkon vetes së tij ose gjykatës së Apelit kthimin e cështjes në Shkallën e Parë. Është në konflikt të hapur dhe të pastër interesi, argumentet janë qesharake, justifikime. Justifikimi është se ka qenë kohë me shi, janë manovra procedurale, që Gjin Gjoni i ka përdorur edhe për të mos lejuar gjykimin përballë një gjykatë për akuzat që ka ngritur prokuroria, nga fshehje pasurie, pastrim parash etj.  Unë bashkë me Elton Qynon, u përmbahemi raportimeve që kemi bërë rreth pasurisë. Të gjitha raportimet janë bërë në bazë të dokumenteve zyrtare të shtetit shqiptar. Procesin do ta ndjekim deri në fund me vendosmëri dhe kënaqësi.

Gazetari Adriatik Doçi

Vetëm pesë ditë pasi kryegjyqtarja e Krujës Alma Kolgjoka (Hoxha) vendosi të pushojë procesin civil, që gjyqtari i Apelit të Tiranës Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij Elona Çaushi kanë hapur kundër gazetës “Shqiptarja.com” dhe dy gazetarëve të saj Elton Qyno e Adriatik Doçi, ky vendim është kundërshtuar nga Gjoni.

Çifti Gjoni-Çaushi i janë drejtuar Gjykatës së Apelit Tiranë, duke kërkuar nga kjo gjykatë prishjen vendimit nr. 2675 të datës 28 mars 2018, që urdhëronte pushimin e gjykimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim në shkallën e parë.


18 damkat e Gjin Gjonit. A thua do t’ia hedhë lumit të Vetingut krokodili i drejtësisë shqiptare? Shikoni edhe një herë fytyrën e drejtësisë në Shqipëri, e cila po shkërmoqet gradualisht, por me vendosmëri dhe seriozitet historik nga dora e Perëndimit. Ajo që të habit është guximi i kalbësirave për të folur për nder dhe moral, por edhe iluzioni se mund të na trembin me padi qesharake.

1- Falsifikim i kontratës Nr. 384 rep., Nr. 139 kol, të dt. 20.03.2007, për shitjen e 70% të kuotave të aksioneve të kapitalit të shoqërisë “ADFD” sh.p.k, të hartuar me dy vlera të ndryshme, 70.000 lekë dhe 300.000 Euro, deklarim i rremë dhe mungesë burimesh financiare për shumat e mësipërme.

2- Deklarim i rremë në lidhje me burimin e krijimit të aseteve të deklaruara për shumën 300.000 Euro, paraqitja e dokumenteve të falsifikuara dhe burim jo i ligjshëm.

3- Falsifikim i kontratave të huasë të dt. 17.09.2007 në shumën 160.000 Euro, me afat 5 vjet, interes 5% (kthimi deri në Prill 2012) dhe të dt. 22.04.2008 në shumën 138.888 Euro, me afat 5 vjet, interes 5% (kthimi deri në Prill 2013).

4- Deklarim i rremë dhe burim financiar jo i ligjshëm për kontratat e huasë dhënë shtetasit Ëerner Mehlber në shumën totale 298.888 Euro (160.000 Euro + 138.888 Euro).

5- Falsifikim të deklaratave No. 2604 Reg. dhe No. 2605 Reg. të datës 21.05.2010 për kthimin e shumës së huasë prej 60.000 Euro + 24.012 Euro interesa dhe 30.000 Euro + 13.896 Euro interesa nga shtetasi Ëerner Mehlber, pra gjithsej 127.908 Euro, pasi nga sistemi TIMS i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nuk rezulton që ky shtetas të ketë qenë në territorin e Republikës së Shqipërisë në këto data.

6- Deklarim i rremë dhe burim financiar jo i ligjshëm për deklaratat për kthimin e huasë nga shtetasi Ëerner Mehlber në shumën totale 90.000 Euro principal (60.000 Euro + 30.000 Euro), dhe 37.908 Euro interesa (24.012 Euro + 13.896 Euro), gjithsej 127.908 Euro.

7- Deklarim i rremë në lidhje me kontratën e sipërmarrjes Nr. 1416 Rep, Nr.167 Kol, dt. 24.04.2012 të vilës rezidenciale në Farkë, tip “Champagne”, në shumën 700.000 Euro.

8- Fshehje në vitin 2010 e aktivitetit si person fizik “Bar” me NIPT L01616024T, i bashkëshortes.

9- Fshehje në vitin 2012 e aktivitetit të shoqërisë “ALBCOS – Albanian Cosmetics” me NIPT L21309006C, ku shtetasja Elona Shpëtim Çaushi figuron të jetë administratore dhe ortake zotëruese e 100% të kuotave të kapitalit.

10- Fshehje në vitin 2012 e aktivitetit të shoqërisë “Prestige Group” me NIPT L21309007K, ku shtetasja Elona Shpëtim Çaushi figuron të jetë ortake zotëruese e 100% të kuotave.

11- Fshehje në vitin 2010 i aktivitetit të shoqërisë “Terra Toscana Alimantari” me NIPT L02214025H, ku subjekti dhe bashkëshortja Elona Çaushi janë ortakë me nga 50% të kuotave të kapitalit.

12- Deklarim i rremë dhe burim jo i ligjshëm i shumës prej 14.000 Euro të përfituara nga shitja e automjetit të deklaruar në pronësi të vëllait.

13- Falsifikim dokumentesh dhe deklarim i rremë në lidhje me burimin e blerjes me kredi të automjetit tip Benz me vlerë 62.000 Euro në vitin 2010, pasi rezulton se në dt. 0.04.2010 nga ana e subjektit i është likuiduar shoqërisë “Auto Star Albania” vlera totale e automjetit, ndërsa kontrata e kredisë me Landeslease sha. është lidhur në dt. 23.04.2010, pra tre ditë më vonë.

14- Burim financiar jo i ligjshëm, i dyshimtë dhe pa dokumentacion ligjor justifikues për kontratat e blerjes të apartamentit në Tiranë me vlerë gjithsej 53.200.000 lekë, viti 2011.

15- Burim financiar jo i ligjshëm, i dyshimtë dhe pa dokumentacion ligjor justifikues për kontratat e sipërmarrjes për apartamentet në Tiranë me vlerë gjithsej 176.080 Euro, viti 2008, të cilat më pas janë zgjidhur si kontrata dhe shuma 140.000 Euro është deklaruar si burim krijimi asetesh.

16- Burim financiar jo i ligjshëm, i dyshimtë dhe pa dokumentacion justifikues ligjor për apartamentin me vlerë 180.000 usd, viti 2010, i cili më pas deklarohet i shitur dhe shuma e mësipërme deklaruar si burim krijimi asetesh.

17- Burim financiar i dyshimtë për shpenzimet e padeklaruara për 109 dhe 127 hyrje–daljet nga territori i Republikës së Shqipërisë, përkatësisht i subjektit Gjin Gjoni dhe bashkëshortes së tij, shpenzime të cilat nga të dhënat paraprake dyshohet të jenë rreth 250.000 Euro.

18- Burim financiar i dyshimtë për të gjitha pasuritë e deklaruara në deklaratat e interesave private të subjektit Gjin Gjoni dhe bashkëshortes së tij Elona Çaushi.

Statusi i Adriatik Doçit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Komentuesi: 26/04/2018 20:00

    Faleminderit Adriatik ne kohe rekord mora informacionin per te ardhurat e Shtetasve Gjin Gjoni dhe sinjorines Elona Caushi E pamundur gjithe kjo pasuri me rroga shtetrore !!!!!!! Tek ju nuk ka kontroll nga shteti per te ardhurat e per fituara gjate vitit nepermje kontrollit Tatimor ne vunf te vitit Keq ardhje ! Duhet te funksionoje Shteti Ligjor pike Reformat Shtetrore duhet vazhdojne Zoti ju ndihmoft

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë