Gjin Gjoni nuk ndalet, apelon në gjykatën e vet vendimin kundër gazetarëve të Shqiptarja.com

Gjin Gjoni nuk ndalet, apelon në gjykatën e vet vendimin kundër gazetarëve të Shqiptarja.com

Gjin Gjoni me gruan dhe dy gazetarët e Shqiptarja.com Elton Qyno dhe Adriatik Doçi

Vetëm pesë ditë pasi kryegjyqtarja e Krujës Alma Kolgjoka (Hoxha) vendosi të pushojë procesin civil, që gjyqtari i Apelit të Tiranës Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij Elona Çaushi kanë hapur kundër gazetës “Shqiptarja.com” dhe dy gazetarëve të saj Elton Qyno e Adriatik Doçi, ky vendim është kundërshtuar nga Gjoni. Çifti Gjoni-Çaushi i janë drejtuar Gjykatës së Apelit Tiranë, duke kërkuar nga kjo gjykatë prishjen vendimit nr. 2675 të datës 28 mars 2018, që urdhëronte pushimin e gjykimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim në shkallën e parë.

Por duhet theksuar se Gjin Gjoni është gjyqtar në gjykatën e Apelit Tiranë, pikërisht në këtë gjykatë, ku ai kërkon tani nga kolegët e tij, që t’i rikthejnë çështjen civile për rigjykim. Kushdo nga gjyqtarët e Apelit Tiranë, që të marrë këtë ankimim me short, ndodhet në konflikt të pastër interesi, pasi të gjithë ata punojnë dhe gjykojnë së bashku me Gjin Gjonin çdo ditë.  Në ankimin e vendimit të shkallës së parë, avokati mbrojtës i Gjin Gjonit dhe Elona Çaushit pretendon se ka qenë i sëmurë por, për shkak se ditën e gjykimit kishte pasur reshje të shumta shiu, këto reshje kanë ndikuar që ai të vonohej për të dorëzuar raportin mjekësor në sekretarinë e gjykatës.

Në ankimin e përpiluar nga Ledio Braho thuhet se ”…në datën 23 mars 2018, që në ora 08:00 (orari zyrtar që nis funksionimi i qendrave shëndetësore) jam paraqitur pranë Institutit Shëndetësor Lagja 2 për shkak të gjendjes shëndetësore jo të mirë që kisha që një natë më pare (data 22 mars 2018 ka qenë pushim zyrtar për shkak të ditës së Nevruzit). Pas vizitës tek mjekja dr. Adelina Selimi, e cila është mjeke familjeje, jam diagnostikuar me ‘laringit acut’ dhe më është dhënë një ditë pushim, nga data 23, deri në 24 mars 2018 për regjim dhe mjekim. Duke qenë se qendrat shëndetësore punojnë vetëm në ditë pune zyrtare, nuk mund të paraqitesha një ditë më parë dhe pse isha në gjendje jo të mirë shëndetësore, për shkak se data 22 mars 2018 ka qenë ditë pushimi.


Ankimimi i Gjin Gjonit

Qendra Shëndetësore nr. 2 Tiranë është me adresë në rrugën “Arkitet Kasemi” në Tiranë, në një largësi të konsiderueshme nga vendndodhja e gjykatës së Tiranës, për më tepër që mëngjesi i datës 23 mars 2018 ka qenë një mëngjes me reshje shiu (vërtetuar kjo dhe nga Buletini mbi Rreziqet Natyrore i datës 22 mars 2018, hartuar nga Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, bashkëlidhur këtij vendimi), çka e ka bërë të pamundur që nga ora 08:00 deri në orën 08:30 të paraqitesha në sekretarinë e gjykatës për depozitimin e kërkesës për shtyrje, pasi në harkun kohor prej 30 minutash përfshihen vonesa në nisjen e punës së Qendrës Shëndetësore, kohëzgjatja e vizitës mjekësore dhe hartimi i raportit, si dhe largësia e kësaj qëndre nga gjykata e Tiranës është rreth 3.5 km, e ndërthurur kjo edhe me mot me reshje…” - thotë në ankimimin e tij avokati i Gjin Gjonit dhe Elona Çaushit, Ledio Braho.  

Gjoni dhe Çaushi akuzojnë gazetën Shqiptarja.com dhe gazetarët e saj Elton Qyno dhe Adriatik Doçi për shpifje dhe për pasojë kërkojnë në total një dëmshpërblim prej 40 milionë lekësh të vjetra.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhelo: 27/04/2018 11:53

    Një mjeke familje nuk është në gjëndje të diagnostikojë laringitin akut, sepse nuk ka mjete në dispozicion për të parë laringun.

    Përgjigju
  • Landi: 26/04/2018 21:44

    Tani do e gjykoje vete ceshtjen ska nevoje per avokat, si krosi ne kohen e Zogut, Kros Kros vet shkruj vete vulos kush dreqi Po Te thot mos

    Përgjigju
  • Vlora: 26/04/2018 21:43

    Gjin kok topja ne te sateme do shkosh o plehre,drejtesia do vonoj por ne fund do fitoj. Respekte pa fund per te dy gazetaret ,zoti jua beft drite cdo gje ne jeten e tyre

    Përgjigju
  • ismet: 26/04/2018 21:34

    Kaq te pa fytyre jane kto te drejtesise saqe duan me cdo kusht te fitojne ...nji rast iu preken interesat dhe se pertypin dot kto sepse kane vite qe e ropen ket popull , 2 gazetare flasin bejne punen e tyre dhe perfundojn ne kte situate dhe ta mendosh ca i bejn nji populli te thjeshte kto...

    Përgjigju
  • Tirona: 26/04/2018 19:17

    Keto justifikime behen ne shkolle fillore , jo isha semure, apo me dhimbte dora....... Aq semure paska qene ky sa per nje dite regjim shtrati do sherohej. TURP

    Përgjigju
  • Arturo: 26/04/2018 18:54

    Dy gazetaret më brilant. Jan përballur e kërcenuar me të gjith bandat ml të rrezikshme të Shqiperis. Gazetar që me punën qe bëjn nuk arrijn të gezojn as fëmit e tyre. Ndësa ti o Gjin Cica je krye turpi i drejtësis Shqiptare. Në xhdo enë të gjakut je i korruptuar. Ndersa për gruan , Shqiptari se ka zakon me fol. Por do kesh koh boll për ti ndjekur gjygjet si i pa pun që do jesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë