Philip Crowther, gazetari i dërguar nga “Associated Press” në Kiev për të ndjekur nga afër zhvillimet e krizës Ukrianë-Rusi, po bëhet tepër viral. Pse kjo? 41-vjeçari raporton mbi situatën në vend në 6 gjuhë të ndryshme.

Poligloti flet anglisht, luksemburgase, spanjisht, portugalisht, frëngjisht dhe gjermanisht.

Siç shihet në videon që ka qarkulluar në internet, gazetari raporton shkëlqyer në të gjitha gjuhët që flet.

Crowther është gjermnano-britanik dhe jeton në Uashington, ku është i specializuar në reportazhe politike dhe diplomatike, ndërsa ka udhëtuar në shumë vende të botës si korrespondent i mediave të ndryshme.