Gazetari gjerman zbulon 'prapaskenat' në Athinë: Vuçiçi pranoi dënimin e Rusisë për krime lufte

Gazetari gjerman zbulon 'prapaskenat' në Athinë: Vuçiçi pranoi dënimin e Rusisë për krime lufte

Liderët e Ballkanit Perëndimor në darkën informale të Mitsotakis

Gazetari dhe raportuesi i prestigjiozes gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” për Evropën Juglindore, Michael Martens, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”, ka bërë me dije se presidenti serb Aleksandër Vuçiç është bashkuar me liderët e tjerë rajonalë në dënimin e krimeve ruse në Ukrainë.

Mertens, i cili që një kohë të gjatë përcjellë nga afër zhvillimet politike në Evropën Juglindore, përfshirë Ballkanin Perëndimor, ka thënë se presidenti serb ka mbështetur një deklaratë të përbashkët, ku kërkohet që përgjegjësit për krime lufte në Ukrainë të paraqiten para drejtësisë.

“Në Athinë, udhëheqësit e 10 shteteve të Evropës Juglindore dënuan krimet ruse të luftës në Ukrainë dhe mbështetën sjelljen e përgjegjësve para gjyqit. Këtë e ka përkrahur edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç”, ka shkruar Mertens, derisa ka publikuar një pjesë të deklaratës.

“Ne kemi rënë dakord se nuk mund të ketë mosndëshkueshmëri për krimet e luftës dhe mizoritë e tjera, të tilla si sulmet kundër civilëve e shkatërrimi i infrastrukturës dhe të gjithë ata që janë përgjegjës duhet të mbahen përgjegjës”, thuhet në deklaratën e 10 udhëheqësve rajonalë.

Liderët e shteteve ballkanike janë mbledhur në kryeqytetin grek të hënën së bashku me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian për të diskutuar të ardhmen evropiane të rajonit, ku ndër të tjerë, pjesëmarrës ishte edhe Volodymyr Zelenskyy, presidenti i Ukrainës.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ishte nikoqir i darkës joformale në pallatin Maximou në Athinë, ku përveç zyrtarëve më të lartë shtetëror nga nëntë vendet e Ballkanit Perëndimor, prezent ishin edhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe ai i Këshillit Evropian Charles Michel.

Serbia është në mesin e vendeve që akoma nuk i ka vendosuar sanksione Rusisë për agresionin e paprovokuar në Ukrainë, ndërsa Kosova është ndër vendet që prej fillimit të agresionit në shkurt të vitit 2022 ka dhënë mbështetjen e saj për Ukrainën dhe popullin ukrainas.

Zyrtarët serbë në krye me presidentin Vuçiç, vazhdimisht kanë përsëritur se Beogradi nuk do të mbështesë sanksionet ndaj Moskës, pasi kështu mbron “interesat vitale” të shtetit, sepse Serbia po ashtu mbështetet në Rusinë, që është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara./ Tema

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ndeshja delikate në Ballsh, Thomas Brdaric: Na duhet disiplinë, Vllaznia luan për tri pikë! Kemi mungesa

Ndeshja delikate në Ballsh, Thomas Brdaric: Na duhet disiplinë, Vllaznia luan për tri pikë! Kemi mungesa