Gazetari në Repolitix: Basha sot kërkoi dialog pa kushte për Reformën Zgjedhore

Gazetari Aleksandër Çipa ka deklaruar në studion e Repolitix, se kryetari i PD Lulzim Basha ditën e sotme ka thënë se pranon të ulet në tryezë pa kushte për Reformën Zgjedhore.

"Basha sot ka thënë se sot duhet të ulemi pa kushte për Reformën Zgjedhore.. Sot e ka thënë në qasjen e vet. Sot shumica është Rama që duhet të bëjë një akt politik që mund të sjellë normalitetin politik. Unë po marr mesazhin që Basha ka artikuluar sot. Kjo është një lëvizje lojaliste." ka thënë Çipa.

Ndërkohë nga ana tjetër ka qenë Panariti i cili ka thënë se duhet që të ketë patjetër një marrëveshje.

"Padyshim që duhet një kompromis. Do të shikohet ligjshmëria e zëvendësimit të deputetëve. Ka vetëm një opozitë. Të presim zhvillimet e Gjykatës Kushtetuese. Duhet të bëhet kushtetuesja brenda 2019 që të kemi mundësi për zgjedhje të parakohshme diku nga qershori. Gjermanët kanë thënë se duhet të hetohen dosje të mëdha. Janë në tryezë dhe kushtet që janë vendosur për Integrimin.


Lajmi kryesor:

A do të hapen negociatat Shqipëri-BE? Panariti në Repolitix: Refuzimi shton influencën ruse! Malaj: Me 60% hapen


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD