Gazetari shqiptar në Suedi rrëfen për Report Tv: M'u infektua babai, s'i fshija dot as djersët! Këtu janë diskot plot (Pamjet)

Suedia është një nga vendet që nuk ka marrë masa shtrënguese kundër përhapjes së koronavirusit, ndërsa të infektuarit dhe viktima po rriten me ritme të shpejta. Mes të infektuarve në këtë vend ka edhe shqiptarë. Njëri prej tyre është babai i gazetarit Ervin Dushi, i cili nga Suedia në një lidhje me Skype në Report Tv me gazetarin tregon gjendjen. "Babai im ishte prej një jave në oksigjen. Simptomat ishin të njohurat, probleme më frymëmarrje, kollitje dhe temperaturë. Përjetimi ishte dicka shumë e vështirë sepse ajo që të them më shumë është që nuk mundet as ta vizitosh as ti fshije djersët, apo ti ofrosh një ndihmë, cdo gjë është e izoluar. Kjo ishte pjesa më e tmerrshme" tha ai.  

Por cfarë po ndodh në Suedi? Ervin Dushi ka sjellë në redaksinë e Report Tv një video ku të rinjtë suedezë vijojnë jetën normale në disko e pab-e, ndërsa e vetmja masë kufizuese është që në të njëjtin ambient të mos jenë më shumë se 50 persona. Pamjet, thotë Dushi janë filmuar nga një shqiptar që ka qenë bashkë me dy të tjerë. "Diskot dhe pub-et janë plot përveç disa shkollave që janë mbyllur. Shifrat vijojnë të rriten ndjeshëm. Në festë janë të paktë shqiptarët 3-4 persona, janë vetë ata që kanë bërë videon.

Masa e vetme që është të mos ketë në ambiente më shumë se 50 persona. Kryeministri i Suedisë kërkoi ndërhyrjen e policisë për respektimin e kësaj mase. Në një festë të bërë në Stokholm u infektuan 70 persona. Këtu pub-et e disko po kthehen në rrezik serioz.  Llogariten rreth 60 mijë shqiptarë këtu, ka të prekur pro jo shumë, për fat të mirë nuk kemi viktima të konfirmuara" tha ai. Deri tani në Suedi janë 10151 të prekur dhe 887 të vdekur.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lexuesi: 12/04/2020 14:00

    Shqipet si gjithmonë shkojnë bëjnë sehir Ose më saktë nuk po arrijnë objektivin dhe filmojnë të tjerët

    Përgjigju
    • Po pra: 13/04/2020 12:35

      Ti do doje të ishe aty por nuk ke mundësi. Është gjoja keqe shumë ZILIJA.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane